Adem Bilalli jeton me bashkëshorten, djalin, nënën e motrën në një dhomë, në këtë shtëpi që ia ndërtuan vullnetmirët.
Bilalli, jetesën po e siguron me shumë vështirësi meqë e ka të pamundur të bëje punë fizike sepse gjatë protestave të viteve 98-ta u rrah brutalisht nga forcat serbe.
E zonja e shtëpisë, Valdete Bilalli shpreh shqetësim edhe për shëndetin.
“Shtëpia ka myk, vllagë dhe djali po sëmuret nga kjo, kollitet..”,thotë ajo.
E 58 vjeçarit po mundohet të i dalë në ndihmë edhe e motra.
“Mbledhi hekra tërë ditën i shes ato…”, tregon Valdete Bilalli – familjare.
Dëshira e vetme e familjes Bilalli është që të iu dalin në ndihmë, me faktin se djali i vetëm i tyre 7 vjeçar, të cilin e kanë pas 24 vitesh martesë të mos jetoj në kushte të mjerueshme.
Kronika e realizuar nga Lendrina Kodrolli