TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryediplomati italian thotë se janë në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e zgjidhjes

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Kryediplomati italian thotë se janë në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e zgjidhjes

Pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, politikani italian ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi ardhur në vizitë unë dhe ministri i mbrojtjes për të thënë miq nga Kosovës, miq nga Serbia, gjendja nuk mund të përkeqësohet, mos merrni nisma njëanësore, duhet të gjendet një zgjidhje. E kam vlerësuar vendimin e Kosovës për të shtyrë për 48 orë vendimin për targat, ky është një sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar edhe fjalë të gatishmërisë nga ana serbe, andaj duhet të mbështesim një takim në mes të gatishmërive, andaj ne këtë mund ta bëjmë, këtë duam të bëjmë, natyrisht jemi edhe të gatshëm të dëgjojmë çdo kërkesë që do të bëhet nga bashkëbiseduesit tanë. Ne shtymë përpara për të arritur stabilitetin, qëndrueshmërinë, për të biseduar”, ka thënë zëvendëskryeministri italian.

Ai ka thënë se nga bisedat që ka pasur me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë ka kuptuar që asnjëra palë nuk është e interesuar të pengojë dialogun.

“Kosova në këto orë po dëshmon se nuk do të mbyll dialogun, unë këtë e kam pranuar në dy takimet dhe kjo më jep shpresë, kemi ardhur këtu të kërkojmë të zgjidhim problemin, nuk duhet të bëhemi me njërën palë ose me tjetrën palë, prandaj ne duam të qëndrojmë në mes por jo për të krijuar probleme por për të kërkuar që këto probleme t’i zgjidhim, prandaj ne nuk e mbështesim një palë kundër palës tjetër duam që në hapësirën e Ballkanit problemet të zgjidhen dhe të mos rritën. Kam dëgjuar fjalë pozitive në Beograd dhe e kam konsideruar pozitiv faktin që qeveria e Kosovës ka vendosur të pres edhe 48 orë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Ndërsa zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se gjatë takimit kanë biseduar rreth përpjekjeve të Serbisë për destabilizimin e Kosovës.

“Gjithashtu biseduam rreth rrethanave gjeopolitike në Evropë por edhe në rajonin tonë. Biseduam për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës përmes ndërhyrjeve masive në çështjet e brendshme të vendit tonë ,kërcënimeve me dhunë e deri të kërcënimet jo të rralla me luftë. Biseduam që sundimi i ligjit është përgjigja e cila është e nevojshëm të jepet në të gjithë rajonin tonë jo vetëm në Kosovë, sepse vetëm sundimi i ligjit, trajtimi i barabartë i gjithë qytetarëve të vendit përballë ligjit mund të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për problemet e rajonit tonë”, ka thënë zëvendëskryeministrja e Kosovës.

Ajo ka thënë se me homologun italian kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi në të cilin sipas saj në të kaluarën janë bërë gabime.

“Theksova që janë bërë jo rrallë gabim në të kaluarën në dialog që ka që nga viti 2011 që zgjatë dhe prandaj së bashku me aleatët dhe partnerët tanë të cilët e kanë shoqëruar Kosovën gjatë gjithë rrugëtimit të saj do të përpiqemi që gabimet e së kaluarës të mos përsëritën dhe që dialogu të jetë i qartë, të jetë i fokusuar në një zgjidhje të shpejtë”, ka thënë Gërvalla./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Ymeri: Prishja e bllokut A5 i kushton Kosovës afër çerek milioni euro në 24 orë

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Al-Hilali siguron Benzeman

Al-Hilali siguron Benzeman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën