TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryediplomati belg mbështet maksimalisht anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

E sot, për vizitë zyrtare në Kosovë erdhi ministri i Punëve të Jashtëm të Belgjikës, Maxime Pervot. Ai u prit në takim nga kryeministri Kurti dhe ministri Glauk Konjufca. Në konferencë për media, Prevot tha se është koha e Kosovës që menjëherë tani të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

by Fetije Kamberi
7 muaj ago
1 0
A A

Kryediplomati belg mbështet maksimalisht anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Zbarkoi në Prishtinë për një vizitë zyrtare.

E i pari që e mirëpriti këtë të enjte kryediplomatin belg, ishte kryeministri Kurti.

Me t’u takuar para objektit të Qeverisë, nuk mungoi as një shtrëngim duarsh.

Takimi zgjati rreth një orë.

E me të përfunduar, zyra e Kryeministrit përmes një komunikate tregoi se çka u bisedua.

“Kryeministri Kurti tha se Brukseli, si kryeqytet i trefishtë, është qendër tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Ai theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i yni strategjik dhe avancimi i aplikimit, nëpërmjet dhënies së statusit të shtetit kandidat, duhet të jetë hapi i radhës në këtë drejtim. Krahas kësaj, ai tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë, e angazhuar dhe e përkushtuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, thuhet nga ZKM.

Nga këtu, destinacioni i radhës i Maxime Prevot, ishte në zyrën e homologut të tij kosovar, Glauk Konjufca.

Menjëherë brenda filluan takimin me delegacionet.

Pas takimit, dolën në foltore për të treguar se çka diskutuan.

“Në fushën e politikës së jashtme, Belgjika është një nga partnerët më të rëndësishëm brenda Bashkimit Evropian dhe në këtë frymë ia shpreha vlerësimin tim më të lartë zëvendëskryeministrit Prévot për mbështetjen e tyre gjatë procesit për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, që ishte një hap shumë i rëndësishëm përpara në aspiratat tona evropiane”, u shpreh Konjufca.

Në drejtim të homologut të tij, Konjufca e pati edhe një kërkesë tjetër për mbështetje.

“Mbështetja që ka dhënë Belgjika në proceset integruese të Kosovës deri më tani ka qenë shumë e rëndësishme dhe presim që kjo të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme, si drejt Këshillit të Evropës, ashtu edhe në qartësimin e rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Përgjigje mori menjëherë nga Prevot.

“Duke folur për Këshillin e Evropës, në mënyrë aktive do të avokojë për anëtarësimin tuaj, jo në të ardhmen, por tani është koha. Belgjika mbetet e përkushtuar që të fuqizojë dialogun bilateral dhe të thellojë bashkëpunimin, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e diasporës kosovare në Belgjikë”, tha kryediplomati belg.

Ai shkurt foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Belgjika mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Angazhimi i vazhdueshëm dhe progresi i prekshëm i marrëveshjeve janë të domosdoshme për stabilitetin rajonal dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Prevot.

Dialogu Kosovë – Serbi ishte temë diskutimi edhe mbrëmë mes kryeministrit Kurti dhe emisarit të BE-së, Peter Sorensen, në një darkë pune.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Ministrja Pacolli urdhëron pastrimin e mbeturinave ilegale në lagjen Kodrina në Prishtinë

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Ministrja Pacolli urdhëron pastrimin e mbeturinave ilegale në lagjen Kodrina në Prishtinë

Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve edhe në Kosovë: Kush duhet të reagojë?

Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve edhe në Kosovë: Kush duhet të reagojë?

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën