TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

by tëvë1
4 javë ago
1
A A
Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Foto ilustruese

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca e ka kritikuar Komunën e Prishtinës për dështim në menaxhimin efektiv të mbeturinave.

Kritika doli gjatë shpalosjes së Planit Vjetor Auditues 2025/2026, ku u has ngecje pothuajse në të gjitha nivelet dhe nga të gjitha palët.

“Rezultatet e auditimit kanë treguar se Komuna nuk ka arritur të jetë efikase as efektive në grumbullimin e mbeturinave gjatë viteve të fundit. Një nga gjetjet më shqetësuese të raportit është dështimi i pothuajse të gjitha hallkave të mbikëqyrjes institucionale. Ky proces kishte dështuar të realizohej pothuajse në të gjitha nivelet nga të gjitha palët”, tha Spanca.

Spaca ka hedhur përgjegjësi edhe tek bordi i drejtorëve të KRM “Pastrimi”, i cili sipas saj nuk ka ushtruar mbikëqyrje efektive mbi veprimtarinë e kësaj kompanie.
“Disa nga shkaqet që i kanë kontribuar kësaj gjendjeje janë, Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastrimi”, që është përgjegjës për vendimet strategjike dhe mbikëqyrjen e Kryeshefit Ekzekutiv, nuk ka ushtruar mbikëqyrje efektive mbi veprimtarinë e KRM-së, sepse në takimet e Bordit nuk ishte trajtuar pothuajse asnjëherë problematika aktuale e mbeturinave në qytet. Në vend të kësaj Bordi ishte marrë me çështje tjera si çështje financiare dhe administrative”, tha ajo.

Më tej, auditorja e përgjithshme tregoi që shumë kontejnerë që janë blerë nga Komuna e Prishtinës tashmë kanë mbetur të papërdorur e shumë të tjerë janë dëmtuar, e kjo sipas saj, për shkak të mungesës së njohurive të stafit.

“Komuna kishte lidhur dy kontrata brenda vitit 2024 për furnizim me kontejnerë në vlerë afër 747 mijë euro, të dedikuar për KRM Pastrimi. Deri në tetor 2025 në KRM Pastrimi janë pranuar gjithsej 2,883 kontejnerë nga gjithsej 3,840 sa ishin blerë. Për momentin janë afër 900 kontejnerë dhe shporta të cilat ende nuk janë shpërndarë nëpër pika të grumbullimit të mbeturinave dhe vazhdojnë të qëndrojnë të papërdorur (në Qendrën e Kompostimit). Në shumë pika të grumbullimit vërehen kontejnerë të dëmtuar të cilët janë jashtë funksionit. Këta kontejnerë nuk largohen dhe nuk zëvendësohen me të rinj. Dëmtimi i këtyre kontejnerëve shpesh ka ndodhur nga pakujdesia dhe mungesa e njohurive të stafit gjatë zbrazjes. Stafi operativ nuk ka pasur njohuri të mjaftueshme për përdorimin dhe zbrazjen e kontejnerëve duke shkaktuar dëmtime të shpeshta”, shtoi Spanca.

Tutje, ajo vlerësoi se angazhimi i operatorëve privatë për grumbullimin e mbeturinave i ka kushtuar më shtrenjtë Komunës së Prishtinës.

“Angazhimi i Operatorëve Privatë i ka kushtuar Komunës më shtrenjtë. Deri në vitin 2024, KRM ‘Pastrimi’ ishte e vetmja kompani përgjegjëse për mbledhjen e mbeturinave në Kryeqytet. Në prill të vitit 2024 Komuna angazhoi operator privat për grumbullim të mbeturinave, krahas KRM “Pastrimi”. Operatori privat ishte më i kushtueshëm me rreth 10 euro/ton krahasuar me Kompaninë Publike, duke rritur kostot e Komunës për grumbullim të mbeturinave për 149 mijë euro, për periudhën prill-dhjetor 2024. Çmimi ka rezultuar 61.88 euro/ton për KRM “Pastrimi” ndërsa 71.15 euro/ton për OE privat. Pavarësisht kontraktimit të OE-ve privat, Komuna nuk kishte arritur të bëjë përmirësime të dukshme sa i përket grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet. Për informimin tuaj, Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje lidhur me konkluzionet dhe rekomandimet e audtimit ndërsa KRM “Pastrimi” është pajtuar me konkluzionet dhe rekomandimet tona”, tha ajo.

Në fund, Auditorja e Përgjithshme njoftoi se gjatë këtij sezoni auditues janë planifikuar 145 auditime dhe deri tani janë publikuar 24 raporte./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër të lënduar në një aksident komunikacioni në Pejë

Holanda barazon me Japoninë

Holanda barazon me Japoninë

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohen mbi 31% e votave me postë, LVV thotë se është afër mandatit të 52-të

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën