Mesfushori Nikola Vlashiq është larguar nga kampi i Kroacisë dhe nuk do të paraqitet në pjesën e mbetur të Evropianit për shkak të lëndimit muskulor.
Këtë e bëri të ditur Federata e Futbollit të Kroacisë, të martën. Vlashiq është lënduar gjatë stërvitjes dhe pas kontrollimeve më të detajuara u kuptua se nuk do të mund të luaj në Evropian.
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq ka pranuar se i vjen shumë keq për largimin e Vlashiqit, i cili është pjesë e skuadrës së Torinos dhe ka 56 ndeshje të luajtura me fanellën kroate.
Vlashiq nuk u aktivizua fare në ndeshjen e parë të Kroacisë ndaj Spanjës, të cilën e humbi me rezultatin 3:0.
Duelin e radhës në kuadër të Grupit B, Kroacia e luan të mërkurën prej orës 15:00 kundër Shqipërisë.