TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kriza politike në Kuvend, analistët: Kryeparlamentari duhet të ketë mbështetje për të shmangur bllokadën

Njohësit e rrethanave politike thonë se posti i kryeparlamentarit duhet t’i besohet një figure që gëzon mbështetjen e gjerë në Kuvend. Sipas tyre, kriza aktuale politike po i sjell vendit dëme të mëdha.

by Shpat Blakcori
6 muaj ago
0 0
A A

Pas një periudhe të gjatë, partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, vendosi ta ndryshojë kandidaten për kryetare të Kuvendit.

Por edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk arriti të sigurojë përkrahjen e nevojshme për këtë post.

Përveç kundërshtimeve nga partitë opozitare, votë për Gërvallën nuk pati as deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti Selimi.

Andaj profesori në Universitetin e Agderit, Abit Hoxha, thotë se është legjitime që partitë opozitare të kërkojnë një kandidat më gjithëpërfshirës për pozitën e kryeparlamentarit.

“Mendoj se kërkesa e partive opozitare është legjitime për të pasur një emër tjetër për kryeparlamentar, që siguron mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës. Kosova është një republikë parlamentare, prandaj Kuvendi iu takon të gjitha partive politike, pavarësisht përqindjes së tyre në zgjedhje”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa analisti politik, Artan Muhaxhiri, paralajmëron se nëse propozohen kandidatë që nuk i sigurojnë 61 vota, bllokada politike do të vazhdojë.

“Nëse propozohen kandidatë që nuk i kanë 61 vota, sërish do të vazhdojë kjo agoni – një bllokadë e re, e cila mund të zgjidhet vetëm përmes një aktgjykimi të ri të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Muhaxheri.

Muhaxhiri i konsideron edhe partitë opozitare bashkëpërgjegjëse për situatën e krijuar në Kuvend.

“Edhe partitë opozitare janë bashkëfajtore për këtë bllokadë, sepse në asnjë moment nuk kanë treguar vullnet për bashkëpunim. Ato janë barrikaduar në pozicionet e tyre, duke i shkaktuar dëm si vetes, ashtu edhe Lëvizjes Vetëvendosje”, është shprehur tutje Muhaxheri.
Në aktgjykimin e fundit, Gjykata Kushtetuese përcaktoi se deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në seancën konstituive dhe se një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë nga partia fituese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën