TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kriza në veri, ekspertët: Po dëmtohen bizneset në eksport e import

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kriza në veri, ekspertët: Po dëmtohen bizneset në eksport e import

Kriza në veri, po konsiderohet si shqetësuese për bizneset vendore. Krahas pengesa në import e eksport, përfaqësues të bizneseve thonë se po i frikëson edhe investitorët e mundshëm.

Shaqir Palushi është pronar i dy kompanive në Kosovë, ku thotë se kriza në veri i ka pamundësuar ardhjen me kohë të një eksperti.

Ai thotë se eksperti në fjalë ka hezituar të vijë për shkak të gjendjes në veri të vendit.

“Nuk mund të them që ka telashe sa i përket furnizimit po çdo çrregullim i gjendjes në veri apo kudo në Kosovë, sigurisht që ka efekte. Në radhë të parë në eksport dhe import, madje edhe meqenëse jemi duke instaluar linja dhe vazhdimisht ne kemi nevojë ekspertë të huaj, kemi pasur rastin javën e kaluar mezi e kemi bind një ekspertë që të vijë në Kosovë, sepse ka hezituar të vijë për shkak të përkeqësimit të situatës dhe sigurisht çdo përkeqësim të situatës ka efekte sepse efekti më i madh është mosardhja e investitorëve të huaj, për të cilët sigurisht që Kosova ka jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Palushi.

Situatën në veri po e sheh shqetësuese edhe Xhevat Muqa nga një kompani në Suharekë. Ai thotë se situata në veri, ndikon edhe tek investitorët që duan të investojnë në Kosovë.

“Unë mendoj që kjo kriza në veri nuk është që i ka penguar vetëm në Suharekë por edhe me gjerë, sepse bizneset që duan të investojnë në Kosovë, atëherë e kanë me siguri një pikëpyetje të madhe dhe kjo na bën jo të favorshëm për bizneset nëse duam të ofrojmë investitorë”, thotë Muqa për EO.

Muqa u shpreh i shqetësuar edhe me pengesat në eksport e import. Thotë se kriza mund të vërehet më vonë.

“Kjo është anasjelltas, e pengon importin dhe eksportin. Në rast se jemi në prag të një marrëveshjes me një biznes jashtë vendit, e pengon për të bërë biznes në Kosovë. Neve si Qendër e Biznesit në Suharekë, shqetësimet më të mëdha janë se si biznese bëjnë import dhe bëjnë eksport dhe tash e tutje me siguri kanë me pas problemet e tyre që do të dalin në pah”, u shpreh ai.

Tags: eksporti në Kosovëinvesitorët e huajsituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

E hëna me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën