TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kriza humanitare në Gaza – “Kam frikë se do vdesim nga uria”

by Jetmira Lushi
2 vjet ago
1
A A
Kriza humanitare në Gaza – “Kam frikë se do vdesim nga uria”

Për gati 60 ditë, asnjë ushqim, karburant apo ilaç nuk ka hyrë në Rripin e Gazës, të bllokuar nga Izraeli.

Kjo në një kohë kur grupeve të ndihmës në enklavë  po u mbarojnë ushqimet të cilat i kanë për t’i shpërndarë.

Tregjet pothuajse janë zbrazur e familjet palestineze po luftojnë për të ushqyer fëmijët e tyre.

“Kam frikë se do të vdesim nga uria. Harruam mishin, harruam pulën, harruam gjithçka. Dhe kam frikë se mos u ndodh diçka fëmijëve të djalit tim nga mungesa e ushqimit”, Sumaya al-Najjar – banore.

Rreth 2.3 milionë palestinezë në Gaza tani jetojnë kryesisht me perime të konservuara, oriz, makarona dhe thjerrëza.

Ato pak perime apo artikuj të tjerë që gjenden në treg janë shtrenjtuar, duke e bërë situatën të papërballueshme për shumicën.

“Nuk gjej gjë për të blerë, edhe kur i gjej janë shumë shtrenjtë. Jemi nëntë anëtarë në familje, si mund t’i ushqej të gjithë?”, tha banori tjetër, Khalil Abu Ghraeieb.

Izraeli vendosi bllokadën për ndihmat humanitare në enklavë më 2 mars dhe më pas prishi një armëpushim dy mujor duke rifilluar operacionet ushtarake më 18 mars.

Grupet e të drejtave të njeriut e quajnë bllokadën një “taktikë urie” që rrezikon të gjithë popullsinë dhe një krim të mundshëm lufte.

Trupat izraelite kanë shkatërruar shumicën dërrmuese të tokave bujqësore dhe serave të territorit ose i kanë mbyllur ato brenda zonave ushtarake ku kushdo që afrohet rrezikon të qëllohet.

Izraeli ka rrafshuar pjesën më të madhe të Gazës me fushatën e tij ajrore dhe tokësore, duke u zotuar të shkatërrojë Hamasin pas sulmit të tij më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor.

Mbi 51,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës,  sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën