TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

nga Tëvë1
2 muaj më parë
7
A A
Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Shkruan: Besnik Vasolli, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Kosovaro Gjermane 

Liberalizimi i tregut të energjisë për bizneset, që në teori duhej të sillte konkurrencë dhe përfitime afatgjata, po vjen me një faturë të rëndë dhe jo të papritur. Tri ditë para hyrjes në fuqi të këtij sistemi, bizneset gjenden të pambrojtura përballë çmimeve që pritet të dyfishohen, e në disa raste edhe më shumë. Nga rreth 70 euro për megavat që paguajnë sot bizneset, e që nuk është çmim real por në masë të madhe është subvencionuar nga shteti ndër vite, çmimi mund të shkojë në mbi 150 euro ose edhe me shumë.

Por kjo nuk është një krizë e rastësishme. Është rezultat i një zinxhiri të gjatë keqvendimesh dhe neglizhencash dhe rezultat i vizionit afatgjatë qe ka munguar tash e 20 vite rresht. Për më shumë se dy dekada, nuk është ndërtuar asnjë strategji e qëndrueshme për zhvillimin e sektorit të energjisë. S’janë ndërtuar kapacitete të reja prodhuese, nuk është bërë një miks energjetik që do të siguronte pavarësinë tonë duke shfrytëzuar burimet që i kemi me bollëk: thëngjillin, erën, diellin, ujin. Në vend të kësaj, kemi parë vendime të gabuara për privatizim, mungesë vizioni dhe një qasje të paqartë karshi së ardhmes energjetike.

Gabimi tjetër është se nuk kemi kaluar në tregun e lirë në kohën kur çmimet ishin më të ulëta. Kishim mundësinë të përgatitemi, të informonim bizneset, të ndërtonim një treg të sigurt dhe me konkurrencë reale, nuk e bëmë, asgjë nga kjo nuk ka ndodhur mjaftueshëm. Sot, në rastin më të mirë kemi vetëm një kompani që ofron me çmime të larta dhe disa të tjera që përpilojnë oferta “me gjysmë zemre” rrinë duarkryq dhe kalkulojnë fitimin e mundur nga kjo gjendje.

Ndërkohë, bizneset, të cilat modelin e tyre të kostimit dhe të çmimeve e kanë ndërtuar mbi koston e rrymës së subvencionuar, tash po përballen me një realitet të ri, brutal, qe rrezikon t’i zhvendos nga harta e bizneseve. E paratë që deri tash, prej 2017, e kanë subvencionuar këtë çmim te energjisë i kanë nda Qeveritë një nga një, ato mjete nuk janë abstrakte, janë para publike, që përndryshe do të mund të ishin përdorur për investime, për zhvillim, për mbrojtje, siguri e për mirëqenie.

Sidoqoftë, pasojat mund të jenë të rënda: produktet tona do të humbin konkurrencën si në tregun e brendshëm ashtu edhe në të jashtëm, shumë biznese do të detyrohen të shkurtojnë staf, të tjerat mund të mbyllen fare. Kjo krizë mund të prekë çdo aspekt të jetës, nga siguria sociale te ajo ekonomike dhe njerëzore. Nuk kemi luksin të heshtim, kjo nuk është një fatkeqësi natyrore është “man made”, e zier qe më së paku dy dekada, pra është një dështim i thellë shoqëror, institucional dhe politik. Dhe është momenti të kërkojmë me zë të lartë që ndryshimi të fillojë tani, te gjindet rrugë per te siguru konkurueshmëri të ndershme, duke mbrojtë biznesin, punëtorin e mbi të gjitha dhe qytetarin.

Është koha të reflektojmë dhe të veprojmë me guxim, jo vetëm në menaxhimin emergjent të krizës aktuale, por në ndërtimin e një vizioni të qartë dhe të qëndrueshëm për të ardhmen energjetike të vendit. Për këtë qëllim, kemi propozuar dhe propozojmë krijimin e një Task Force ndërinstitucionale për energjinë, të udhëhequr nga ZRRE, ku pjesëmarrës aktivë do të ishin edhe ministritë relevante, operatorët e tregut të energjisë, Odat Ekonomike si dhe ekspertë të pavarur të energjisë dhe të drejtës konkurruese. Kjo Task Forcë duhet të ketë mandat të qartë, me afate të shkurtra dhe objektiva të matshme e bazuar ne transparence dhe profesionalizëm Kjo iniciativë nuk synon të zëvendësojë asnjë institucion ekzistues, por të mundësojë bashkërendim efektiv institucional në një periudhë vendimtare për ekonominë e vendit.

Themelimi i TFNIE do të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, fuqizimin e besimit të bizneseve dhe mbështetjen e një kalimi të qëndrueshëm në tregun e lirë. Përndryshe asnjë dispozitë ligjore nuk ndalon krijimin e mekanizmave këshillëdhënës ndërinstitucionalë; përkundrazi, parimet e qeverisjes dhe administratës shtetërore inkurajojnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për realizimin e funksioneve publike.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

​Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

​Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gjakovë, arrestohen një femër dhe një burrë për shantazh ndaj një gruaje

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X