TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kritikohet kalimi i Projektligjit për Byronë në dy lexime brenda pak orës

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
Kritikohet kalimi i Projektligjit për Byronë në dy lexime brenda pak orës

Kritika ndaj procedurës së miratimit të njërit prej ligjeve kryesore në reformën në drejtësi, adresojnë njohësit e ligjit. Sipas tyre, është e papranueshme që brenda pak orësh, pa përfillje të rregulloreve dhe legjislacionit, të miratohet projektligji për Byronë.

Brenda një seance, brenda pak orësh, u miratua në lexim të parë dhe në lexim të dytë, Projektiligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kjo formë e procedimit të një projektligji që vlerësohet si kyç për reformat në drejtësi, vlerësohet se bie në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe legjislacionin në fuqi.

“Ky manovrim i mazhorancës, që brenda pak minutash apo në çështje orësh, të kalojnë në dy lexime të ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ne kemi theksuar se një projektligj i tillë, siç është ligji i Byrosë, shumë i ndjeshëm, ligj që ndërhyn edhe në të drejtat pronësore të personave të cilëve do t’iu verifikohet pasuria, nuk do duhej asesi të kalonte pa pasur paraprakisht konsultim publik apo diskutim e debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, ligji u miratua në lexim të dytë, por nuk pati dëgjim publik në Kuvend, ashtu siç kërkon rregullorja e punës së Kuvendit dhe legjislacioni në fuqi. Prandaj, shihet kjo nguti e Qeverisë për ta votuar jo vetëm këtë projektligj, por edhe ligje të tjera të cilat ishin në pritje të Kuvend, si dhe disa vendime të u nxorën dje, shpërfaqin ngutin e mazhorancës parlamentar që t’i shfrytëzojë sa më mirë dhe sa më shumë këto projektligje vetëm sa për qëllime të zgjedhjeve apo fushatës elektorale”, ka thënë anëtari i KDI-së, Vullnet Bugaqku

E papranueshme dhe si procedurë që mund të çojë në dështimin e kësaj nisme, po konsiderohet veprimi i mazhorancës në seancën e së enjtes.

“Një procedurë e tillë e miratimit të kësaj nisme edhe çdo nisme tjetër legjislative, është absolutisht e papranueshme. Nuk është në pajtim me standardet që kërkohen në procesin e ligjbërjes dhe si rezultat i miratimit të nismave të tilla, pa proces të mirëfilltë të konsultimeve, përfshirjes së akterëve kyç, ka rezultuar me dështim të një numri të konsiderueshëm të nismave legjislative”, tha avokati Ardian Bajraktari.

Në qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi projektligjin për Byronë, duke e shpallur si të pavlefshëm në tërësi.

Mangësi në këtë projektligj, paraprakisht kishte evidentuar edhe Komisioni i Venecias.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Kasolli: Subvencionimi i linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Kasolli: Subvencionimi i linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kurti: Subvencionimi i linjave ajrore për mërgimtarët s’është blerje votash

Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik

Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Kosova zhvillon stërvitjen e parë para miqësorëve me Çekinë dhe Andorrën

Kosova zhvillon stërvitjen e parë para miqësorëve me Çekinë dhe Andorrën

Kasolli: Subvencionimi i linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Kasolli: Subvencionimi i linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Demi i kurbanit futet në sallon flokësh

Demi i kurbanit futet në sallon flokësh

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

“Ditari” 27.05.2026

“Ditari” 27.05.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën