TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kristjan Asllani tregon emocionet e kualifikimit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kristjan Asllani tregon emocionet e kualifikimit

Kristjan Asllani e nisi si titullar ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Parmës (2-1). Mesfushori kuqezi ishte lojtari më i mirë në fushë për ekipin zikaltër (nota 8), edhe pse Interit iu deshën 120 minuta për marrë kualifikimin.

Pas ndeshjes, 20-vjeçari nga Elbasani u shpreh i kënaqur që ekipi i tij arriti që të sigurojë kualifikimin, duke treguar dhe atë çka nuk shkoi në pjesën e parë te skuadra e tij. “Misioni u krye me sukses. Jemi të lumtur që arritëm të kalojmë në raundin tjetër.

E dimë që ndeshja e parë në Kupën e Italisë është gjithmonë e vështirë. Pjesa e parë nuk ishte aty ku duhej, pasi ishim të ngadaltë në manovrat tona, por në fraksionin e dytë reaguam dhe arritëm të ndryshonim rezultatin“.

Mesfushori i Shqipërisë ka gjetur shumë pak hapësira, me trajnerin Inzaghi që nuk ka besuar shumë tek ai, megjithatë Asllani beson se e ka përligjur më së miri besimin e dhënë dhe shpreson që të jetë protagonist edhe në vazhdim.

“E pata të vështirë që të gjeja hapësira në fillim, diçka që është normale kur përballë ke një skuadër që luan e mbyllur pas. Në pjesën e dytë ata na lejuan më shumë hapësira dhe unë arrita që t’i shfrytëzoja mundësitë e mia. Ndihem mirë që e ndihmova ekipin dhe shpresoj që të vijoj me të njëjtin ritëm.

Jam i kënaqur me paraqitjen time, tani na duhet të shohim në ndeshjen tjetër“, u shpreh lojtari i talentuar shqiptar. Asllani është aktivizuar këtë sezon në 14 ndeshje mes Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League, por vetëm 4 ndeshje ka nisur si titullar.

Golin e parë me fanellën e Interit nuk e ka gjetur ende, por si fillim shpreson që të fitojë një fanellë titullari dhe në kampionat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria synon pikë ndaj Finlandës për tu konfirmuar në krye të grupit  

Shqipëria synon pikë ndaj Finlandës për tu konfirmuar në krye të grupit  

Sulmuesi i Real Madridit merr ftesë nga Kombëtarja e Spanjës

Sulmuesi i Real Madridit merr ftesë nga Kombëtarja e Spanjës

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, fillon përgatitjet për ndeshjen me Austrinë

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, fillon përgatitjet për ndeshjen me Austrinë

Biletat e ndeshjes Kosovë – Austri, “Dardanët” me njoftim të rëndësishëm

Biletat e ndeshjes Kosovë – Austri, “Dardanët” me njoftim të rëndësishëm

Dogana dhe Policia e Kosovës parandaluan një rast kontrabande në Merdar

Dogana dhe Policia e Kosovës parandaluan një rast kontrabande në Merdar

Policia rrethon Ministrinë e Drejtësisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike

Policia rrethon Ministrinë e Drejtësisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Albin Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet zgjedhja e presidentit

Policia njofton se nuk ka të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Policia njofton se nuk ka të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Mjete të reja për zjarrfikësit, Lipjani, Shtimja dhe Drenasi pajisen me kamionë të rinj

Mjete të reja për zjarrfikësit, Lipjani, Shtimja dhe Drenasi pajisen me kamionë të rinj

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Në onkologji shpërndahen pako për gratë me kancer të gjirit

Në onkologji shpërndahen pako për gratë me kancer të gjirit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën