TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kreu i FBK-së, flet pas largimit të Hadarit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kreu i FBK-së, flet pas largimit të Hadarit

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu ka folur pas largimit të Rami Hadarit nga posti i selektorit të kombëtares së Kosovës.

Hadar para se të largohet nga “Dardanët” është larguar edhe nga KB Peja, duke ofruar dorëheqje në të dy postet që i kishte.

Për largimin e papritur të Hadarit është prononcuar edhe kreu i FBK-së, Fetahu, i cili në një intervistë për “Kosova Press” ka zbuluar arsyet e vërteta në lidhje me trajnerin izraelit.

Sipas Fetahut, Hadar që kishte kontratë me FBK-në deri në vitin 2026, ka kërkuar të largohet për arsye personale, përfshirë këtu edhe zhvillimet e fundit që po ndodhin në vendlindjen e tij.

“Ka qenë vendim i papritur edhe për mua, edhe për ne në Federatën e Basketbollit të Kosovës. Trajneri Hadar ka kërkuar që për arsye personale të tërhiqet nga pozita e selektorit, ne e kemi pranuar kërkesën e tij gjatë ditës së djeshme, e kemi edhe komunikimin zyrtare me atë që e pranojmë kërkesën e tij për dorëheqje. Arsyet janë sigurisht subjektive, ne kemi bashkëndjerë më atë që trajneri Hadar ka përjetuar gjatë gjithë këtij viti të fundit në kuptim të trazirave dhe gjithçka rreth asaj që po ndodh në Izrael dhe përfundimisht kërkesa e tij me shkrim ka qenë që për arsye personale dëshiron të tërhiqet”, shpjegoi fillimisht Fetahu.

Tri ditë para se FBK-ja, të konfirmonte largimin e Hadarit, trajneri nga Izraeli në deklaratën e tij pas humbjes së Pejës nga Golden Eagle Yllit, kishte shprehur pakënaqësi të mëdha me zhvillimin e basketbollit kosovar. Madje, ai nuk i kishte kursyer nga akuzat as gjyqtarët e ndeshjeve.

“Sigurisht që trajneri Hadar e ka marrë këtë vendim para së të jap një deklaratë të tillë, ky është një hamendësim i imi sepse personalisht nuk kam biseduar me atë pas gjithë asaj që ka ndodhur, por nga informatat që kam, ai e ka ditur që dhënia e një deklarate të tillë është një paralajmërim për Federatën e Basketbollit të Kosovës që do të ndahen rrugët me kaq dhe ajo që unë mund t’iu dhe me 100 për qind siguri është se zyrtarisht ai ka kërkuar të dorëhiqet për arsye personale”, shtoi Fetahu.

Fetahu foli edhe për emrat potencial që pritet ta zëvendësojnë Hadarin në krye të Kosovës. Hadar vitin e shkuar firmosi kontratë me FBK-në dhe në gjashtë ndeshje nën drejtimin e tij, “Dardanët” regjistruan tri fitore dhe po aq humbje.

“Ajo që mund t’iu them në këtë moment se të gjithë trajnerët, edhe vendor edhe ndërkombëtar jemi duke i konsideruar me shumë kujdes edhe duam që ta bëjmë përzgjedhjen më të mirë. Natyrisht unë i vlerësoj shumë pjesëtarët e shtabit teknik që janë brenda shtabit teknik vendor edhe trajnerët ndërkombëtarë ne kemi vazhdimisht oferta për bashkëpunim prej trajnerëve me shumë renome jashtë vendit. Jemi duke i vlerësuar të gjitha opsionet”, u shpreh Fetahu.

Muajin e ardhshëm, Kosova do t’i luaj dy ndeshje në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2027.

“Dardanët” do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Kampioni i ri i Zvicrës, turpërohet me tetë gola të pësuar

Kampioni i ri i Zvicrës, turpërohet me tetë gola të pësuar

Dy të dyshuar dhe disa dëshmitarë po intervistohet për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Dy të dyshuar dhe disa dëshmitarë po intervistohet për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Maqedonci: Po krijojmë njësi të dizajnuara për operacione luftarake

Fabrika për prodhimin e municioneve do të ndërtohet në pronat e ish- Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën