TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kremlini: Zhbllokimi i eksporteve të drithërave është shumë i rëndësishëm

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kremlini: Zhbllokimi i eksporteve të drithërave është shumë i rëndësishëm

“Është shumë e rëndësishme që të zhbllokohen furnizimet me plehra, ushqime dhe drithëra në tregjet botërore”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Është një sasi e vogël e drithit ukrainas, por megjithatë është shumë e rëndësishme që ky drithë të arrijë në tregjet botërore”, shtoi ai.

Më vonë gjatë së premtes, Kievi dhe Moska pritet të nënshkruajnë një marrëveshje në Stamboll për t’i rikthyer eksportet e drithërave ukrainase nga Deti i Zi, edhe pse forcat ruse kanë nisur një sulm të ri me artileri në lindje të Ukrainës.

Bisedimet për zhbllokimin e eksporteve të drithërave janë ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Peskov tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, do të përfaqësojë Moskën gjatë takimit në Stamboll.

Ai konfirmoi planet për nënshkrimin e marrëveshjes, por nuk dha më shumë komente.

Gjatë vizitës në Teheran më herët gjatë kësaj jave, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Perëndimi duhet t’i heqë kufizimet ndaj eksporteve të drithërave ruse nëse dëshiron që Moska t’i lehtësojë eksportet e drithërave ukrainase.

Pushtimi rus në Ukrainë ka ndërprerë dërgesat e drithërave nga Ukraina, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të grurit dhe drithërave të tjera, duke rritur frikën se mund të ketë mungesë të furnizimeve ushqimore globale./rel

Tags: dritheratkremlini
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

Armëpushimi humanitar në Oleshky të Ukrainës përfundon pa shkelje

Armëpushimi humanitar në Oleshky të Ukrainës përfundon pa shkelje

Pas 10 ditësh rrethimi, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor

Pas 10 ditësh rrethimi, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor

Ngrirësit e supermarketeve në Evropë goditën nga një sulm i dytë i dyshuar kibernetik

Ngrirësit e supermarketeve në Evropë goditën nga një sulm i dytë i dyshuar kibernetik

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij në Demiraj të Gjilanit

Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij në Demiraj të Gjilanit

Nagavci: Projektbuxheti së shpejti në Kuvend, 1 miliard euro për zhvillim

Nagavci: Projektbuxheti së shpejti në Kuvend, 1 miliard euro për zhvillim

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Dënim me gjobë prej 1 mijë eurosh për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit

Dënim me gjobë prej 1 mijë eurosh për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

IQP ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

IQP ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën