TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krejt çfarë ndodhi në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt

Të hënën, u mbajt seanca fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt në Gjykatën Themelorë në Prishtinë. Të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla u sollën me numër të madh të zyrtarëve policor dhe me pranga në këmbë e duar. Seanca u shty për të premten e 31 janarit, pasi avokatët e të akuzuarve patën ankesa për vonesa në marrjen e shkresave.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
12
A A
Krejt çfarë ndodhi në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës u vendosën para Gjykatës Themelore të Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Kjo për shkak se këtu vetëm pas pak pritet të mbërrij të dyshuarit për një krim që tronditi vendin nëntorin e vitit 2023.

E nga veturat e tyre, me duar e këmbë të lidhura fillimisht e zbritën Naim Murselin, të akuzuarin për vrasjen e ish bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Pas tij, në këtë formë me pranga dhe antiplumb erdhën edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Si i akuzuar në seancën fillestare ishte edhe Tom Dodaj, nga i cili është blerë arma.

E brenda gjykatores, të pandehurit u njoftuan për veprat të cilët iu ngarkohen.

Pas kësaj, gjyqtarja i pyeti të akuzuarit për informata të përgjithshme për ta.

Në pyetjen se a është i martuar, Naim Murseli ish bashkëshorti i Liridona Ademajt u përgjigj kështu.

“Jam i ve, pasi që e kam gruan e vrarë”, ka deklaruar ai.

Pyetje pati edhe për të tre të akuzuarit e tjerë.

Pas këtij hapi, fjalën e mori prokurorja e rastit Jovorka Perlinqeviq, e cila tha se mbrojtësit e të akuzuarve me kohë i kanë marrë shkresat nga Prokuroria përveç avokatit të Tom Dedajt.

E për mos marrjen e shkresave, avokati Agron Kuqi pati një arsyetim.

E ankesa për marrjen e shkresës dhe dokumenteve të tjera pati edhe avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrec Dodaj.

Pretendimet se nuk i ka marrë me kohë i hodhi poshtë prokurorja, ku tregoi se në emër të tij i ka marrë kolegu i tij avokati i Granit Plavës, Skënder Gojani.

Këtë e konfirmoi edhe avokati Gojani.

Pas Dodajt, shtyrje të seancës kërkoi edhe avokati i të akuzuarit Dodajt, Agron Kuqi.

Këtë qasje si jo profesionale e pa prokurorja Prenlinqeviq.

E gjatë kësaj kohe, për përplasje rreth prishjes të rendit, mosbindje ndaj gjyqtares u shqiptua gjobë për avokatin e Kushtrim Kokallës.

“500 euro gjobë”, ka deklaruar gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku.

Seanca e radhës ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës e Tom Dedajt u vendos të mbahet të premten më 31 janar në orën 11, për shkak që mbrojtja e të pandehurve kanë pasur ankesa për mos pajisje me shkres.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Qytetarët presin me orë – kjo është gjendja në pikat kufitare

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Çmimet e reja të derivateve, nafta bie për 5 centë

Në Pejë festohet duke shtënë me armë, arrestohet një person

Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, u fshehën në dollapin e kamionit dhe jastëkun e shoferit

Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, u fshehën në dollapin e kamionit dhe jastëkun e shoferit

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Qytetarët presin me orë – kjo është gjendja në pikat kufitare

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Çmimet e reja të derivateve, nafta bie për 5 centë

Në Pejë festohet duke shtënë me armë, arrestohet një person

Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, u fshehën në dollapin e kamionit dhe jastëkun e shoferit

Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, u fshehën në dollapin e kamionit dhe jastëkun e shoferit

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Të shtëna me armë në një aheng në Vushtrri,  arrestohet një person, sekuestron dy armë

Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci”

Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci”

Tërmet në Ulqin

Tërmet në Ulqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën