TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krejt çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

nga TËVË 1
3 orë më parë
1
A A
Krejt çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

Charlie Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA dhe aleat i Trumpit, u vra gjatë një tubimi në Universitetin “Valley” në Utah.

Autoritetet besojnë se dorasi veproi i vetëm.

Vrasja e Kirkut u dënua nga të dyja partitë; Trump urdhëroi uljen e flamujve, ndërsa guvernatori demokrat Gavin Newsom e quajti sulmin të papranueshëm.

AP

Charlie Kirk, shefi dhe bashkëthemelues i organizatës rinore konservatore, Turning Point USA, u vra me armë zjarri të mërkurën mbrëma gjatë një tubimi në një kolegj në Utah.

Kirk njihej gjithandej për podkastet e tij, ishte luftëtar kulture dhe aleat i presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai e udhëhoqi një përpjekje për ta rindërtuar strategjinë e Partisë Republikane për nxjerrjen e votuesve në zgjedhjet e vitit 2024, duke u bazuar në idenë se kishte mijëra mbështetës të Trumpit që rrallë votonin, por që mund të bindeshin të votonin.

Vrasja e tij është shembulli më i fundit i dhunës politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prek një gamë të gjerë ideologjish politike dhe të dy partitë kryesore.

Më poshtë mund të lexoni krejt çfarë duhet të dini për vrasjen e Kirkut:

Një plumb nga çatia

Kirk po fliste në një debat të organizuar nga Turning Point USA në Universitetin “Valley” në Utah, kur autoritetet thanë se dorasi hapi zjarr nga një çati aty pranë.

Video të postuara në rrjetet sociale e shfaqin Kirkun duke folur me mikrofon dore nën një tendë të bardhë. Një e shtënë dëgjohet dhe Kirku e çon dorën e djathtë në qafë, ndërsa gjaku i rrjedh nga ana e majtë e saj.

Universiteti i “Valley” në Utah është universiteti publik më i madh i këtij shteti, me 47.000 studentë, dhe ndodhet rreth 64 kilometra në jug të kryeqytetit Salt Lake City.

Autoritetet besojnë se dorasi veproi i vetëm

Dorasi e kishte vënë në shënjestër një njeri të vetëm, tha Beau Mason, komisionar i Departamentit të Sigurisë Publike të shtetit.

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, e quajti vrasjen “vrasje politike”.

Një “person me interes” u ndalua të mërkurën në mbrëmje, tha Cox, megjithëse nuk u bë e ditur për cfarë akuzash. Zyrtarët nuk kanë të dhëna që tregojnë se ndonjë person tjetër është i përfshirë në vrasjen, shtoi guvernatori.

Oficerët u panë duke e shikuar një fotografi në telefonat e tyre dhe duke ua shfaqur atë njerëzve për t’i pyetur nëse e njihnin personin e interesit. Autoritetet thanë se dorasi kishte veshur rroba të errëta.

Dy persona u ndaluan të mërkurën, megjithatë ata u liruan menjëherë pasi u përcaktuar se nuk kishin lidhje me ngjarjen, sipas zyrtarëve të sigurisë publike në Utah.

Universiteti tha se kampusi u zbraz menjëherë dhe mbetet i mbyllur. Mësimet u anuluan deri në një njoftim të ardhshëm. Ata që ishin ende në kampus u urdhëruan të qëndronin në vend deri sa policia t’i nxirrte jashtë në mënyrë të sigurt.

Rritja e Kirkut lidhej me Trumpin

Kirk ishte vetëm 18 vjeç kur e bashkëthemeloi Turning Point-in në periferi të Çikagos në vitin 2012 me aktivistin William Montgomeryn. Ata synonin të luftonin për taksa të ulëta dhe qeverisje të kufizuar në kampuset universitare, shkruan REL.

Turning Point mbështeti me entuziazëm Trumpin pasi ai siguroi nominimin republikan për president në vitin 2016. Kirk shërbeu si ndihmës personal i djalit të madh të Trumpit, Donald Trump Jr., gjatë fushatës së përgjithshme.

Lidhja me Trump ndihmoi në rritjen e shpejtë të Turning Point. Së shpejti, Kirk u bë figurë e zakonshme në televizionet kabllore, ku ai futej në betejat kulturore dhe lavdëronte presidentin.

Kontributet për grupin u dyfishuan dhe më pas u trefishuan, duke arritur në 79.2 milionë dollarë në vitin 2022, sipas të dhënave tatimore publike. Grupi thotë se tashmë ka prani në pothuajse 4.000 shkolla të mesme dhe kampuse universitare, duke vepruar si një markë konservatore që promovon qindra influencerë online.

Kirk ishte i njohur për deklaratat provokuese mbi çështjet racore që ai përdorte për të tërhequr gjeneratën Z.

“Më vjen keq. Nëse shoh një pilot me ngjyrë, do të mendoj: ‘Shpresoj shumë që të jetë i kualifikuar’”, tha Kirk gjatë një episodi të podkastit në vitin 2024 me aktivistin tjetër të djathtë, Jack Posobeic.

Ai shprehej kundër shpalljes së Juneteenth si festë federale, duke e quajtur atë lëvizje “antiamerikane” që promovonte “një vizion neo-segregacionist” që, sipas tij, kërkonte të zëvendësonte Ditën e Pavarësisë.

Vrasja e Kirkut u dënua nga të dyja partitë

Si republikanët, ashtu edhe demokratët e dënuan menjëherë vrasjen e Kirkut.

Trump urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë dhe nxori një proklamatë presidenciale. Presidenti, i cili vetë u plagos lehtë në vesh kur u qëllua gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar, tha se kishte marrëdhënie të ngushta me Kirkun.

Ai e përshkroi Kirkun në Truth Social si një “djalë të mrekullueshëm nga koka deri te këmbët. Zoti e bekoftë!”

Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili në mars kishte ftuar Kirkun në podkastin e tij, shkroi në X: “Sulmi ndaj Charlie Kirk është i neveritshëm, i poshtër dhe i papranueshëm”.

Tags: Charlie Kirkdonald trumpTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

FBI-ja njofton se arma është gjetur, por autori i vrasjes së Charlie Kirk mbetet ende i lirë

FBI-ja njofton se arma është gjetur, por autori i vrasjes së Charlie Kirk mbetet ende i lirë

Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam pas sulmit izraelit mbi Katar

Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam pas sulmit izraelit mbi Katar

Incidenti me dronët: Polonia i tregon Rusisë grushtin

Incidenti me dronët: Polonia i tregon Rusisë grushtin

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbahen më 11 maj 2025

Begaj kujton 11 shtatorin: Shqipëria riafirmon qëndrimin kundër terrorizmit e dhunës

KFOR-i vendos tabela të reja përgjatë kufijve Kosovë-Serbi

KFOR-i vendos tabela të reja përgjatë kufijve Kosovë-Serbi

FBI-ja njofton se arma është gjetur, por autori i vrasjes së Charlie Kirk mbetet ende i lirë

FBI-ja njofton se arma është gjetur, por autori i vrasjes së Charlie Kirk mbetet ende i lirë

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK kundër dërgimit të Bislimit në Bruksel për dialog: Qeveria në detyrë nuk ka mandat për vendime kaq të rëndësishme

Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam pas sulmit izraelit mbi Katar

Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam pas sulmit izraelit mbi Katar

Osmani takon menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, e uroi për pozitën e saj të re

Osmani takon menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, e uroi për pozitën e saj të re

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Hidhet poshtë kërkesa e Rexhep Selimit për të vendosur garanci gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Hidhet poshtë kërkesa e Rexhep Selimit për të vendosur garanci gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X