TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krejt çfarë dihet deri më tash për autorin e vrasjes së dyfishtë në Malishevë

Mëngjesin e së premtes, u arrestua i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi. Ai menjëherë u bart për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi ishte i plagosur. Isufi ka qenë i njohur për organet e rendit pasi ka pasur të ngritur aktakuzë për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ai më 30 mars e kishte rrahur disa herë brenda ditës të dëmtuarën.

by Fetije Kamberi
6 muaj ago
2 0
A A

Vetura e Policisë së Kosovës po qëndron në hyrje të Klinikës Emergjente në Prishtinë.

E zyrtarë të tjerë të policisë po qëndrojnë edhe brenda.

Kjo ruajte në spital nga forcat e rendit po bëhet për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufin.

Isufi i cili u arrestua në mëngjes nga Policia e Kosovës ka qenë i plagosur.

Detaje për gjendjen e tij ka dhënë drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Policia ka njoftuar se ai u arrestua jo shumë larg vendit të ngjarjes.

“Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar. Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor”.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës, ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe kanosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Drenas, më 16 prill 2025 me 154 ditë burgim dhe 800 euro gjobë, ndërkaq Gjykata e Apelit më 26 qershor 2025 kishte ndryshuar këtë vendim, duke dënuar A.I. me 3 muaj burgim dhe 800 euro gjobë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 prill 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj A.I. për veprën penale dhunë në familje dhe kanosje.

Sipas aktakuzës që e ka publikuar “Betimi për Drejtësi”, i dyshuari të dëmtuarën, gruan e tij, në Ditën e Bajramit e kishte goditur me peshqir, duke e sulmuar me shuplaka disa herë, duke i gjuajtur pjatën e ushqimit, e duke e ngrehur dhe duke e futur në dhomë për ta rrahur me kabull rryme derisa i ishte dukur mjaftueshëm, dhe më pas duke e larguar nga shtëpia.

Derisa, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Isufi kishte qenë i dënuar përveç që për dhunë në familje, edhe për kanosje të familjarëve  të gruas. Ai bashkë me një familjar të tijin, P.I., në prill të këtij viti patën kanosur miqtë e tyre I.M. dhe M.M.

ShareTweet

Postime të ngjashme

MKRS: Anëtarësimi i “Reporting House” në NEMO, arritje e rëndësishme për kulturën dhe kujtesën kolektive

MKRS: Anëtarësimi i “Reporting House” në NEMO, arritje e rëndësishme për kulturën dhe kujtesën kolektive

Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit

Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit

Akuza për cenim të rendit kushtetues, opozita s’merr pjesë në seancën për Presidentin

Akuza për cenim të rendit kushtetues, opozita s’merr pjesë në seancën për Presidentin

Raundi i parë i votimit për Presidentin me 64 vota, shoqëria civile e sheh si shkelje e rëndë kushtetuese

Qentë endacakë sulmojnë edhe një 15 vjeçare brenda oborrit të QKUK, detaje rreth rastit

Qentë endacakë sulmojnë edhe një 15 vjeçare brenda oborrit të QKUK, detaje rreth rastit

Therret me thikë një person në Prishtinë

Lirohet Mithat Lozhani, ishte arrestuar para dy muajsh nga Serbia

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën