Krasniqi në Facebook ka theksuar se gjatë takimit me ambasadorin e ri është biseduar për liberalizimin e vizave dhe mbështetjen e Francës sa i përket kësaj çështje.
“Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë”, ka shkruar ai.
Teksa ka thënë se është biseduar edhe për aktualitetin politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet mes dy vendeve./teve1.info./