TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Serbia duhej të tregohej konstruktive për mbajtjen e zgjedhjeve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Serbia duhej të tregohej konstruktive për mbajtjen e zgjedhjeve

Sipas Krasniqit, kjo paraqet shqetësim për sovranitetin e Kosovës, dhe siç thotë ai, asnjë shtet normal nuk do lejonte një gjë të tillë.

“Në rrethana normale një kërkesë e tillë do duhej të refuzohej qysh në fillim për shkak të dispozitave në Kushtetutën e Serbisë që territorin e Kosovës e konsiderojnë si një pjesë të territorit të tyre. Dhe kjo paraqet shqetësim për aspektet e sovranitetit të Kosovës dhe asnjë shtet normal nuk do të lejonte një gjë të tillë. Por arsyeja se pse Kosova ka mundur ta konsiderojë lejimin e zgjedhjeve, të ketë një marrëveshje me Serbinë, është veç kërkesa e shteteve të QUINT-it, për të plotësuar një kërkesë të ndërkombëtarëve. Kosova ka bërë kompromise të tilla, duke lejuar me synimin që të shprehë një vullnet, një gatishmëri për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të qonte në njohjen reciproke dhe normalizonte marrëdhëniet, dhe në këtë rrafsh po shihet qartë se Serbia nuk ka pasë një interes të tillë për shkak se nuk ka pranuar në asnjë mënyrë që të negociojë me Kosovën dhe tash ne nuk kemi se si t’i lejojmë OSBE-së që të marrë vendim për ne se a duhet të lejohen ose jo”, tha Krasniqi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai shtoi se nëse Serbia ka pasur interes të mbajë zgjedhjet në Kosovë është dashur të tregohej konstruktive e jo ta luajë rolin e viktimës.

“Nëse Serbia ka pas për vërtetë për interes që të mbajë zgjedhjet edhe në Kosovë dhe t’u mundësojë qytetarët me dy shtetësi që të votojnë, atëherë është dashur të tregohej konstruktive dhe jo që ta luajë rolin e viktimës tash që pala kosovare nuk po tregohet konstruktive dhe po e pengon mbajtjen e zgjedhjeve”, shtoi Krasniqi. /Teve1.info/

Tags: KosovaKrasniqiSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Lituania hap Konsullatën në Kosovë, Sveçla e vlerëson si thellim të marrëdhënieve

Lituania hap Konsullatën në Kosovë, Sveçla e vlerëson si thellim të marrëdhënieve

Prattipati i kërkon Kurtit angazhim konstruktiv në prioritetet e përbashkëta

Prattipati i kërkon Kurtit angazhim konstruktiv në prioritetet e përbashkëta

Haliti: Shfajësimi i ish-krerëve të UÇK-së pritet në Hagë, gabim është që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë

Haliti: Shfajësimi i ish-krerëve të UÇK-së pritet në Hagë, gabim është që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë

Kosova dhe disa vende të tjera premtojnë trupa për Gazën

Polonia u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Irani “menjëherë”

Polonia u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Irani “menjëherë”

Haliti: Shfajësimi i ish-krerëve të UÇK-së pritet në Hagë, gabim është që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë

Haliti: Shfajësimi i ish-krerëve të UÇK-së pritet në Hagë, gabim është që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë

Trump i drejtohet Osmanit: “Kur s’kaloni mirë me Serbinë më telefononi mua”

Trump i drejtohet Osmanit: “Kur s’kaloni mirë me Serbinë më telefononi mua”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën