TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Pa UÇK s’do kishte Kosovë të lirë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Pa UÇK s’do kishte Kosovë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, në seancën solemne të shënimit të 25 vjetorit së Epopesë së UÇK-së tha se pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kishte pasur kurrë një Kosovë të lirë e të pavarur, ndërsa pa Adem Jasharin dhe marsin e lavdishëm të 98-ës, vështirë se do të kishte pasur një Ushtri Çlirimtare.

Krasniqi tha se sakrifica e familjes Jashari dhe marsi i lavdishëm i 98-ës, kanë vënë themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.

Kreu i PDK-së u shpreh se në këto ditë të sotme të lavdishme mungojnë bashkëudhëtarët e Adem Jasharit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, që po privohen nga liria për të dëshmuar për të vërtetën e luftës së drejtë të UÇK-së.

“Pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kishte pasur kurrë një Kosovë të lirë e të pavarur. Pa Adem Jasharin dhe marsin e lavdishëm të 98-tës, vështirë se do të kishte pasur një Ushtri Çlirimtare. Prandaj, vlera e kësaj Epopeje, nuk mund të kuptohet si një ngjarje në kuadrin e historisë, por si një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet. UÇK-ja e ka mbrojtur pragun e shtëpisë, por nuk ka luftuar vetëm për pragun e shtëpisë. Ka luftuar për kauzën tonë kombëtare shekullore. Ka luftuar për drejtësinë historike. Dhe madhështia e UÇK-së nuk e merr kuptimin e plotë pa sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të familjes Jashari, që frymëzoi dhjetëra mijëra djem e vajza për t’iu përgjigjur kushtrimit për çlirimin e vendit. Me këtë rast, në këtë ditë të lavdisë shembullore, na mungojnë bashkë-rrugëtuesit e Adem Jasharit, që nuk ju ndanë rrugës së tij deri në bërjen e Kosovës shtet të lirë e të pavarur, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, që të privuar nga liria, po mbahen larg nesh në betejën e fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të UÇK-së”, theksoi kreu i PDK-së.

Krasniqi u shpreh se edhe 25 vjet pas Epopesë së UÇK-së Kosova ka ende shumë punë të papërfunduara.

Ai bëri thirrje të tejkalohen interesat e ngushta, duke marrë përgjegjësitë që i takojnë.

“Një çerek shekulli pas Epopesë së UÇK-së, Kosova ka ende shumë punë të papërfunduara. 25 vite pas, duhet të ngritemi për të marrë përgjegjësitë që na takojnë, përtej interesave të ngushta. Adem Jashari nuk ka qenë njeri politik e as partiak. Ai nuk i takon askujt veçanërisht, por na takon të gjithëve bashkërisht, si shtet e si komb, të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Si frymëzim e si yll polar për të bërë punë të mira për vendin e për popullin tonë. Dhe në këtë përkatësi të përbashkët që na lidhë me emrin e tij, shtrihet edhe përgjegjësia jonë që të punojmë për një Kosovë më të mirë e më të drejtë, me më shumë perspektivë për të rinjtë e të rejat e vendit tonë. Për një Kosovë të tillë, Prekazin e kemi udhërrëfim, për rrugën e cila nuk do të na shpie kurrë në qorrsokak”, nënvizoi Krasniqi.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën solemne tha se Adem Jasharin para se ta nderojmë për luftën dhe sakrificën duhet ta nderojnë për jetën dhe frymëzimin.

“Adem Jasharin, para se ta nderojmë për luftën e sakrificën, duhet ta nderojmë për jetën dhe frymëzimin që i ka paraprirë asaj sakrifice. Para se ta marrim si nismëtarin e rrugës për çlirim, duhet ta marrim si vizionarin që vendosi themelet e vetëdijes që nxiti e nisi drejt asaj rruge. Para se ta marrim si heroin që i ka dhënë kuptim një date të një kohe të shkuar, duhet ta marrim si heroin që i ka dhënë kuptim çdo kohe pas asaj date. I tillë ishte ai dhe të tillë ishin të gjithë ata që ndoqën rrugën e sakrificës sublime për lirinë e Kosovës. Prandaj sot, me zemër të plotë, me vetëdije të lartë dhe me përgjegjësinë që kemi ndaj të ardhmes, nderojmë e përkulemi para veprës së tyre heroike, mbi të cilën qëndron themeli i Kosovës së lirë e të pavarur. Natyrisht, kjo Epope, krahas rrafshit të një kauze çlirimtare, nuk mund të ndahet edhe nga dimensioni i sakrificës së pashembullt njerëzore që familja Jashari ka manifestuar përmes saj”, përfundoi ai./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

599 studente përfitojnë mbështetje financiare nga MASh për studimet në STEM

599 studente përfitojnë mbështetje financiare nga MASh për studimet në STEM

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Avancimi i Shqipërisë dhe presidenca irlandeze rrisin pritjet e Kosovës për statusin kandidat në BE

Mbahet punëtoria për fuqizimin e kolegjiumit të zyrtarëve për diasporë

Mbahet punëtoria për fuqizimin e kolegjiumit të zyrtarëve për diasporë

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

​Shkarkimi i Abdixhikut, sekretari i LDK-së: Deri tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim

Agim Ademi takohet për drekë me Arijon Ibrahimovicin, e ka një mesazh për talentin e Bayern Munich

Agim Ademi takohet për drekë me Arijon Ibrahimovicin, e ka një mesazh për talentin e Bayern Munich

Irani thotë se nuk do të lejoj SHBA-në të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Irani thotë se nuk do të lejoj SHBA-në të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Zyrtare: Diego Forlan emërohet trajner i ri i Uruguait

Zyrtare: Diego Forlan emërohet trajner i ri i Uruguait

Mbahet punëtoria për fuqizimin e kolegjiumit të zyrtarëve për diasporë

Mbahet punëtoria për fuqizimin e kolegjiumit të zyrtarëve për diasporë

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

​Shkarkimi i Abdixhikut, sekretari i LDK-së: Deri tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën