tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Krasniqi ka kërkuar drejtësi në përvjetorin e Masakrës së Izbicës

tëvë1 nga tëvë1
28/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot 147 martirët e Masakrës së Izbicës, në 24 vjetorin e rënies së tyre.

Krasniqi gjatë homazheve te Memoriali i Masakrës së Izbicës, ka bërë thirrje për drejtësi, të cilën akoma e presin dhe kërkojnë familjarët, shoqëria dhe shteti i Kosovës.

“Gra, fëmijë, burra e pleq vriteshin gjithandej, pa shkak e pa mëshirë. Fatkeqësisht, janë mbi 400 masakra të kryera mbi popullsinë civile shqiptare, për të cilat, fare pak urdhërdhënës dhe ekzekutues kanë dalë para drejtësisë. Prandaj, edhe në këtë përvjetor të dhembjes, njëkohësisht krenarisë tonë kombëtare, thërrasim për drejtësi, të cilën akoma e presin dhe kërkojnë familjarët, shoqëria dhe shteti ynë. Lavdi të përjetshme të rënëve të Kosovës – dritës e diellit së lirisë dhe të ardhmes tonë!”, u shpreh Krasniqi, raporton EO.

Ndërsa, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se masakra e Izbicës është dëshmi se a e vështirë ishte rruga për liri.

“Masakra e Izbicës, me gjithë dhembshurinë për të gjitha viktimat e saj që u shkaktuan nga agresori serb 24 vite më parë, mbetet dëshmi që i reziston kohës dhe çdo ndryshimi tjetër natyror e shoqëror se rruga për të mbërritur te liria, ishte e vështirë. Lavdi 147 shqiptarëve të vrarë në Masakrën e Izbicës”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
LAJMET

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
LAJMET

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
LAJMET

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Aksident me tre të lënduar në Maxhunaj të Vushtrrisë

02/06/2023
LAJMET

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

02/06/2023

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet...

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vlerëson se në situatën aktuale, nuk duhet të ketë zgjidhje në veri. Ai bëri...

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
0

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës...

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.