TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Gjatë qeverisë Kurti rënie e cilësisë në arsim, trajtim jo dinjitoz i sindikatave

by teve1
1 vit ago
10
A A
Krasniqi: Gjatë qeverisë Kurti rënie e cilësisë në arsim, trajtim jo dinjitoz i sindikatave

Kandidatja për deputete nga “Koalicioni për Kosovën fituese”, Arbëreshë Krasniqi ka akuzuar qeverinë aktuale për mospunë në asnjë sektor gjatë katër viteve të qeverisjes.

Krasniqi ka thënë se gjatë qeverisë Kurti ka pasur rënie të cilësisë në arsim dhe mosinvestim në ndërtim të çerdheve dhe shkollave të reja.

“Unë konsideroj që gjithçka që ka në Kosovë është urgjencë që duhet të fillohet të punohet sepse në asnjë sektor nuk është punuar, po shohim papunë në secilin sektor që këta kanë udhëhequr në këto katër vite. Nëse ndalemi te arsimi ju e dini që përkundrazi që është dashur të ketë punë dhe përkushtim më të lartë për të ngritur cilësinë në arsim ne kemi vazhdueshëm ulje të rezultatit edhe në testin PISA, edhe në matës tjerë që janë realizuar në Kosovë. Prapë nëse merremi me arsim ne e dimë të gjithë sa premtimet janë bërë për këtë sektor dhe se çfarë kanë realizuar. Nuk ka pasur absolutisht mjaftueshëm investim në ndërtim të cerdheve apo shkollave të reja”, ka thënë ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas saj trajtim jo dinjitoz ka pasur edhe ndaj sindikatës së arsimit e cila siç është shprehur Krasniqi ‘është manipuluar nga qeveria’.

“Unë konsideroj që pjesë e pashmangshme e gjithë këtij trajtimi në sektorin e arsimit duhet të jenë edhe sindikatat të cilat nuk janë trajtuar mirë, por përkundrazi janë manipuluar nga kjo qeveri që mendoj se nuk e meritojnë sepse meritojnë trajtim dinjitoz pasi sindikata është një prej instrumenteve që sjell produktivitet. Pakënaqësitë kanë qenë më të mëdha në këtë qeverisje krahasuar me qeverisjet e tjera”, ka shtuar ajo./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Një shtetas amerikan vdes në një vetaksident me motoçikletë në Prevallë

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën