TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi e Dabiqaj realizojnë për fitoren e Dritës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Krasniqi e Dabiqaj realizojnë për fitoren e Dritës

Drita e ka shënuar fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit të Kosovës. Pas pikëve të plota të fituara ndaj Dukagjinit e Gjilanit, Drita të shtunën triumfoi edhe në xhiron e nëntë të Superligës.

Kampionia në fuqi e Kosovës fitoi 2:1 ndaj Malishevës në terrenin me bar sintetik në Gjilan.

Ishte edhe ndeshja e parë pas pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Për fitoren e Dritës realizuan mbrojtësi Besnik Krasniqi nga penalltia dhe mesfushori Albert Dabiqaj.

Ndërkohë për Malishevën shënoi Xhemal Ibishi.

Krasniqi golit të tretë të edicionit aktual dhe të 37-it me fanellën e skuadrës gjilanase, iu gëzua në minutën e 67-të.

Por qendërsulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Ibishi, me prekjen e parë me topin pas zëvendësimit, i barazoi shifrat në minutën e 81-të. Ai gjuajti saktë me kokë, derisa shënoi edhe me ndihmën e Egzon Bejtullait që e devijoi topin.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit 1:1, në skenë u shfaq sërish Dabiqaj.

Katër minuta para fundit, Dabiqaj shfrytëzoi asistimin e mirë të Liridon Balajt nga krahu i djathtë, dhe shënoi për 2:1.

Drita me këtë fitore forcohet në pozitën e katërt me 14 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e tretë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Malisheva mbetet me 10 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në pozitën e shtatë pas fitores ndaj Prishtinës së Re.

Për Malishevën ishte disfata e dytë rresht, pas asaj nga Llapi në “Liman Gegaj” në Malishevë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikuperohet Dellova, gati për duelin me Samsunsporin

Dellova kthehet tek Amedspori për Galatasarayn

Connor Withers shpallet “MVP i Javës”

Connor Withers shpallet “MVP i Javës”

Jean e Bashkimit, më e mira e xhiros te femrat

Jean e Bashkimit, më e mira e xhiros te femrat

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka pranon krizën e Sunderlandit

Rikuperohet Dellova, gati për duelin me Samsunsporin

Dellova kthehet tek Amedspori për Galatasarayn

Haxhiu për rastin Zekaj: Shqetësuese që KGJK-ja dhe Komuna e Pejës ende nuk kanë vepruar

Haxhiu për rastin Zekaj: Shqetësuese që KGJK-ja dhe Komuna e Pejës ende nuk kanë vepruar

Drejtorit të Spitalit të Mitrovicës i caktohet arrest shtëpiak pas arrestimit për dhunë ndaj bashkëshortes

Drejtorit të Spitalit të Mitrovicës i caktohet arrest shtëpiak pas arrestimit për dhunë ndaj bashkëshortes

Ngrirësit e supermarketeve në Evropë goditën nga një sulm i dytë i dyshuar kibernetik

Ngrirësit e supermarketeve në Evropë goditën nga një sulm i dytë i dyshuar kibernetik

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

Qeveria mblidhet sot, pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027

Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Sulme kibernetike ndaj sistemeve të alarmit për sulme ajrore emergjente në Rusi dhe Ukrainë

Sulme kibernetike ndaj sistemeve të alarmit për sulme ajrore emergjente në Rusi dhe Ukrainë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën