TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ vendos rinumërimin e 185 vendvotimeve

by teve1
1 orë ago
1
A A
KQZ vendos rinumërimin e 185 vendvotimeve

Këtë të mërkure është përmbyllur numërimi i plotë i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 7 qershor të këtij viti.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, që përbën 7.41 për qind të totalit të vendvotimeve.

“Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.. Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë të enjten në mëngjes, më 18 qershor. Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet se numërimi është zhvilluar me saktësi”, tha Elezi në konferencë për media, raporton KosovaPress.

Ai tha se në rast se brenda 48 orëve të ardhshme nuk do të paraqiten ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, atëherë KQZ-ja është e gatshme të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“E drejta për ankesë lidhur me administrimin në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është një e drejtë që palët kanë mundur ta shfrytëzojnë në vazhdimësi, brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Edhe për administrimin e numërimit në ditën e fundit, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ankesat mund të dorëzohen me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare”, tha Elezi.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka 47.13% apo 53 deputetë, PDK-ja ka 19.44% apo 22 deputetë, LDK-ja ka 16.69% apo 18 deputetë, AAK ka 6.7% apo shtatë deputetë, kurse Lista Serbe ka 5.4% apo nëntë deputetë e pakicat joserbe tjera kanë 11 deputetë në total.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

BE dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

BE dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Mbi 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, VV e feston rezultatin: Faleminderit Kosovë

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Murati akuzon Komunën e Prishtinës për shkelje të Ligjit për PPP në projektin e transportit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën