TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ: Nuk kemi buxhet të planifikuar për zgjedhje të tjera

by tëvë1
11 muaj ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Brenda një viti, qytetarët iu drejtuan kutive të votimit tri herë.

Mirëpo këto procese zgjedhore vlerësohet se i kushtuan shumë buxhetit të shtetit.

Kostoja për organizimin e zgjedhjeve parlamentare ishte afër 8 milionë euro.

Kurse për ato lokale, të cilat u mbajtën së fundmi, ende mungojnë të dhënat.

“Buxheti i planifikuar për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt  ka qenë në vlerën prej 8.7 milionë euro dhe sipas raportimeve të fundit 7.9 milion prej tyre janë shpenzuar nga ana e KQZ për qëllim të atij procesi zgjedhor. Ndërkaq sa i përket buxhetit të planifikuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe raundit të dytë buxheti i planifikuar për ka qenë me shifren 10.5 milion euro por deri në këto qaste nuk kemi të dhëna se sa nga këto mjete janë shpenzuar  me qellim të organizimit të këtij procesi zgjedhor realisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kësisoj, sipas zëdhënësit të KQZ-së, nëse imponohen edhe një palë zgjedhje të parakohshme, mbajtja e tyre do të ishte sfidë.

“Sa i përket zgjedhjeve eventuale të parakohshme të cilat po përmenden KQZ nuk ka buxhet të planifikuar sepse të vetmet procese zgjedhore të planifikuara për këtë vit janë ato që janë mbajtur dmth me 9 shkurt dhe pastaj kto lokale me 12 tetor dhe 9 nëntor”, ka thënë ai për Tëvë1.

Mbajtja e zgjedhjeve të shpeshta, sipas ekonomistëve po konsiderohet se shkakton barrë të panevojshme për shtetin.

Profesori universitar Nagip Skenderi thotë se një gjë e tillë shkakton edhe nevrikosje te qytetarët.

“Organizimi i shpeshtë i zgjedhjeve si në nivelin nacional ashtu edhe në nivelin lokal krijon shpenzime të cilat në këtë kohë krize në aspektin politik edhe ekonomik edhe social që Kosova është duke kaluar, krijon shpenzime marramendëse të cilat nuk mund assesi të argumentohen dhe nuk mund të arsyetohen”, vlerëson Skenderi.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpenzimi kryesor i buxhetit nuk është vetëm për blerje të pajisjeve dhe të ngjashme, por pjesa më e madhe e mjeteve shpenzohet për të paguar trupat zgjedhor dhe stafin tjetër që angazhohet gjatë gjithë procesit zgjedhor.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Pejë: Ndalet për 48 orë i dyshuari për dhunën ndaj gruas në shëtitoren pranë lumit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

​Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri, organizatori: Mua më pret arrestimi atje

​Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri, organizatori: Mua më pret arrestimi atje

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj protestuesve edhe pas neutralizimit, mbipopullim në Bllokun e Sigurisë

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj protestuesve edhe pas neutralizimit, mbipopullim në Bllokun e Sigurisë

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Pejë: Ndalet për 48 orë i dyshuari për dhunën ndaj gruas në shëtitoren pranë lumit

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

Vdes babai i Joshua Kimmich, mesfushori s’do të jetë sot kundër Arsenal

Vdes babai i Joshua Kimmich, mesfushori s’do të jetë sot kundër Arsenal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën