Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.
Në njoftim thuhet se procesi i numërimit po ashtu ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në Ferizaj.
Ndërkaq sipas KQZ-së së shpejti do të njoftojnë për qendrat tjera në të cilat do të fillojnë procesin e numërimit.