TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ –ja nën llupën e Prokurorisë

Mos funksionimi i ueb faqes se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbrëmjen e së dielës ka bërë që prokuroria të nis hetimet. Kompania e kontraktuar për zhvillimin e platformës ka hedhur fajin tek Ministria e Punëve te Brendshme, por nga Qeveria mohojnë përfshirjen në problemet që u shfaqen me 9 shkurt.

by Doresa Geci
2 vjet ago
2 0
A A

Mbi 50 për qind të votave i shkuan  Lëvizjes Vetëvendosje në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas çaste pas fillimit të numrit të votave.

Pastaj, natën e 9 shkurtit  filluan të shfaqeshin të dhëna në shpërputhje mes vete.

E më vonë, kjo ueb faqe doli krejt  jashtë funksionit në kohën kur sytë e të gjithëve ishin drejt KQZ-së.

Për këtë, Prokuroria Themelorë në Prishtinë  ka nisur hetimet  për të ndërmarrë masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave që mund të jetë bërë pas rënies së ueb-faqes së KQZ-së.

Megjithatë, kompania e kontaktuar për zhvillimin e platformës e ka hedhur fajin diku tjetër për këtë dështim.

“CACTTUS sh.a. nuk e ka zhvilluar ëebfaqen e KQZ, dhe nuk është përgjegjëse për hostimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen nga sulmet eventuale kibernetike të saj.Për çështjet që lidhen me sigurinë e infrastrukturës  harduerike, sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të të dhënave, dhe luftimin e krimit elektronik (cyber crime), si dhe funksionimin e webfaqes apo aplikacioneve të tjera softuerike brenda infrastrukturës qeveritare, përgjegjësia i takon ASHI”, tha avokati Arianit Koci.

Por ish drejtori i Agjencisë së shoqërisë së informacionit  ka treguar se kush është përgjegjës për mos funksionimin e ueb faqes.

“Agjencia e Shoqërisë së informacionit është një institucion që ju ofron të gjitha institucioneve jo vetëm KQZ-së, që të hostojnë sisteme dhe ju garanton edhe siguri edhe parandalimin e sulmeve eventuale kibernetike. Kjo nuk qëndron që Agjencia e Shoqërisë së Informacionit mban përgjegjësi për funksionimin e aplikacionit, aplikacioni është zhvilluar nga KQZ në bashkëpunim me një operator privat,  e në këtë rast edhe kompanitë edhe operatoret ekonomik, duhet të marrin mbështetjen e duhur për të realizuar aplikacionit dhe duhet të kenë hapësirën e duhur për të testuar sistemet aplikacionet, e madje për të publikuar”, tha ish-drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi.

Për këtë kanë reaguar edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me softëare-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare. Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për softëare-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ish drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit tregon hapat që është dashur të ndërmerren të mos krijohen ky problem.

“Është shqetësuese fakti që Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk del me një qëndrim që duhet të dijë këto informata,se i ka informata dhe duhet të lë vend që të  krijohet konfuzion të publiku. Votat tona janë të sigurta për faktin se ato janë në kutia të votimit. KQZ kur ka dizajnuar projektin apo platformën do të duhej të bënte një koordinim të ngushte me ASHI-në,  të ndërton një platformë plotësisht me politikat e sigurisë dhe kapacitete e ekzistuese që ka infrastruktura e teknologjisë informative në Republikën e Kosovës”, tha Gashi.

Bazuar në këto zhvillime, presidenca ditë më parë kishte kërkuar që të ruhet integriteti i procesit zgjedhor, duke u siguruar që çdo votë të numërohet saktë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim

Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim

Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

​Islami: Vetëdijesimi dhe raportimi janë mbrojtja më e mirë ndaj spiunazhit

​Islami: Vetëdijesimi dhe raportimi janë mbrojtja më e mirë ndaj spiunazhit

​Hamza iu drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Zgjidheni presidentin, numrat i keni

Hamza: Nuk e votojmë Bekim Sejdiun për president, s’jemi pjesë e marrëveshjes

Të paktën 12 persona të vrarë në sulmet ruse në Ukrainë

Zbulo çfarë tregon ngjyra e syve për ty

Zbulo çfarë tregon ngjyra e syve për ty

​Islami: Vetëdijesimi dhe raportimi janë mbrojtja më e mirë ndaj spiunazhit

​Islami: Vetëdijesimi dhe raportimi janë mbrojtja më e mirë ndaj spiunazhit

​Hamza iu drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Zgjidheni presidentin, numrat i keni

Hamza: Nuk e votojmë Bekim Sejdiun për president, s’jemi pjesë e marrëveshjes

AKK me shtatë kërkesa ndaj Qeverisë

AKK me shtatë kërkesa ndaj Qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën