TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ hap Qendrën e Votimit në lagjen “Marigona Residence”

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
KQZ miraton ndryshimin e rregullores për votim dhe regjistrim jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të hënën ka marrë vendim për hapjen e Qendrës së Votimit në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë.
Sipas KQZ-së kjo është bërë pas kërkesës së votuesve në këtë komunë që jetojnë në lagjen “Marigona Residence”.

“Zyrtari Ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Graçanicë ka bërë vlerësimin e objektit shkollor “International School of Prishtina – ISP” që ndodhet në këtë lagje dhe se i njëjti mund të përdoret për Qendër Votimi. Gjithashtu, shërbimi votues ka bërë analizimi ne të dhënave të votuesve që janë banorë të kësaj lagje dhe rezultaton se mbi 260 votues caktohen për të votuan në këtë qendër të re të votimit, me kod 3414. Në zgjedhjet e kaluara, këta votues kanë qenë të caktuar të votojnë në Qendrën e Votimit 3408 – Sh.F.M.U. “Miladin Mitić”, në fshatin Preoc në një distancë rreth 3 km”, thuhet nga KQZ.

Në vazhdim të mbledhjes, në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit 2025, KQZ mori disa vendime.

Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 24 gusht 2025, janë pranuar 8,107 kërkesa, prej të cilave 7,432 janë aprovuar, ndërkaq 675 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues. Afati për ndërrim të Qendrës së Votimit do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht 2025.

Po ashtu, anëtarët u informuan lidhur me periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovë votimme postë në Zgjedhjet Lokale 2025. Sipas të dhënave, nga data 23 korrik, kur ka filluar procesi i regjistrimit, dhe deri më 25 gusht (ora 09:00), janë aprovuar 21,436 kërkesa të paraqitura përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org, ndërkaq janë refuzuar 5,244 për shkak se aplikuesit nuk kanë paraqitur dokumentin që dëshmon adresën e banimit apo adresa e deklaruar nuk është e njëjtë me adresën në dokumentin që e dëshmon atë. Afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht 2025.

Në vazhdim të mbledhjes, në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit 2025, KQZ mori disa vendime, si në vijim:
Miratimi i programt për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për Zgjedhjet Lokiale 2025 – Ky program do të përfshijë mijëra persona të cilët do të angazhohen në procesin zgjedhor, përfshirë ditën e zgjedhjeve, siç janë: trajnerët; anëtarët e Këshillave të Vendvotimit; anëtarët e ekipeve mobile për votimin e personave me nevoja të veçanta; numëruesit në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Programi i trajnimit ka për qëllim pajisjen me njohuri të stafit që do të angazhohet në zgjedhje për të gjitha procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; votimin me kusht; votimin e personave me nevoja të veçanta, procedurat e numërimit në QKN; procedurat për paketimin e materialit zgjedhor.

Miratimi i procedurës për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV) – Ky udhëzuesi synon lehtësimin dhe garantimin e të drejtës kushtetuese për të votuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim dhe ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e regjistrimit, evidentimit dhe votimit të Peronave me Nevoja të Veçanta, të cilët nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre. Udhëzuesi përshkruan në detaje procesin dhe përgjegjësitë e Këshillit të Votimit të Ekipit Lëvizës, duke siguruar një proces zgjedhor transparent, gjithëpërfshirës dhe në përputhje të plotë me standardet ligjore dhe rregulloret zgjedhore në fuqi.

Largimi nga lista votuese e personave të vdekur – KQZ mori vendim për largimin e 1,514 personave, të cilët në ditën e zgjedhjeve do të kenë moshën 95 vjeç ose më shumë. Të gjithë këta persona janë pjesë e një liste të verifikuar se kanë ndërruar jetë. Në këtë rast, numri i përgjithshëm i personave të evidentuar është mbi 2,748 persona, prej të cilëve është arritur të identifikohen 402 të gjallë dhe 712 të tjerë nuk është arritur të verifikohen. Procesi i verifikimit është realizuar nga Zyrtarët Ekzekutiv të KQZ në 35 komuna të ndryshme të Kosovës.

Vendim për hapjen e Qendrës së Votimit në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë – Duke u mbështetur në kërkesën e votuesve të Komunës së Graçanicës, banues në lagjen “Marigona Residence”, Zyrtari Ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Graçanicë ka bërë vlerësimin e objektit shkollor “International School of Prishtina – ISP” që ndodhet në këtë lagje dhe se i njëjti mund të përdoret për Qendër Votimi. Gjithashtu, shërbimi votues ka bërë analizimi ne të dhënave të votuesve që janë banorë të kësaj lagje dhe rezultaton se mbi 260 votues caktohen për të votuan në këtë qendër të re të votimit, me kod 3414. Në zgjedhjet e kaluara, këta votues kanë qenë të caktuar të votojnë në Qendrën e Votimit 3408 – Sh.F.M.U. “Miladin Mitić”, në fshatin Preoc në një distancë rreth 3 km./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Vushtrri: E mitura dyshohet për një rast dhunimi, i gjenden foto me armë në telefon

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi fizikisht nënën e saj, arrestohet e dyshuara në Prishtinë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Vajza e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga një i mitur në Lipjan

Aeroporti i Munihut mbyllet për të dytën herë në 24 orë për shkak të dronëve

Aeroporti i Munihut mbyllet për të dytën herë në 24 orë për shkak të dronëve

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

6 maska bukurie bio për lëkurën

6 maska bukurie bio për lëkurën

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Vushtrri: E mitura dyshohet për një rast dhunimi, i gjenden foto me armë në telefon

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi fizikisht nënën e saj, arrestohet e dyshuara në Prishtinë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Vajza e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga një i mitur në Lipjan

Ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor

Ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën