TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ cakton vendvotimet jashtë vendit dhe miraton sloganin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by teve1
4 minuta ago
0
A A
KQZ cakton vendvotimet jashtë vendit dhe miraton sloganin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot planin për organizimin e procesit të votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Sipas vendimit, votimi pritet të zhvillohet në 50 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 66 vendvotime të shpërndara në 36 shtete.

Megjithatë, ky numër mund të ndryshojë në varësi të numrit të votuesve që do të regjistrohen.

KQZ ka caktuar që deri në 950 votues mund të regjistrohen për të votuar në një vendvotim brenda përfaqësive diplomatike, ndërsa numri maksimal i përgjithshëm i votuesve që mund të regjistrohen në këto qendra arrin në 62 mijë e 700.

Përveç hapësirave diplomatike, Qendra të Votimit do të hapen edhe në lokacione shtesë, jashtë përfaqësive zyrtare, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Këto lokacione përfshijnë 10 qendra shtesë (5 në Gjermani, 3 në Zvicër, 1 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1 në SHBA), me gjithsej 43 vendvotime, ku mund të regjistrohen deri në 40,850 votues.

Në mbledhje u prezantua edhe Lista Preliminare e Votuesve, e cila përmban 2,076,422 qytetarë me të drejtë vote.

Prej tyre, 1,067,499 janë burra dhe 1,008,923 gra. Lista aktuale ka 7,324 votues më shumë sesa në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

KQZ miratoi gjithashtu sloganin zyrtar të fushatës informuese për këto zgjedhje: “KOSOVA VOTON!”

Mbledhja u shoqërua me debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur me mënyrën e organizimit të qendrave të votimit në diasporë.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, kritikoi qasjen e këshillit për operacione zgjedhore, duke e cilësuar procesin si “pamundësim të votimit të mërgatës”.

Ai tha se disa qendra që plotësojnë kriteret teknike po rrezikohen të mbyllen padrejtësisht.

Ndërkohë, anëtari i PDK-së, Ilir Gashi, theksoi se hapja e qendrave jashtë përfaqësive diplomatike përbën shkelje të ligjit, duke akuzuar MPJ-në për “ndërhyrje flagrante” në proces.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pranoi se afati i shkurtër kohor mund të paraqesë vështirësi serioze në organizimin e votimit në diasporë, duke theksuar se edhe dërgimi i materialeve zgjedhore në të gjitha ambasadat mund të jetë i pamundur.

Ai tha se do të tentohet realizimi i planit, por rreziku mbetet i lartë.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë kundër një të dyshuari për shitblerje narkotikësh

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

KQZ cakton vendvotimet jashtë vendit dhe miraton sloganin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ cakton vendvotimet jashtë vendit dhe miraton sloganin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë kundër një të dyshuari për shitblerje narkotikësh

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën