TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

by TËVË 1
12 muaj ago
1
A A
Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

Liridon Kastrati, 32-vjeçar nga Kosova, është shpallur fajtor të martën për tentim vrasjeje nga Gjykata e Lartë në Paisley të Skocisë, raportojnë mediat atje.

Vendimi për dënimin e tij do të jepet më 19 dhjetor.

Fillimisht, Kastrati përballej me akuza për tentim vrasjeje ndaj katër policëve, megjithatë ai u shpall fajtor vetëm për tentim vrasjeje ndaj njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2024 në Glasgow Road, kur Kastrati kishte ndjekur një polic me një sharrë elektrike në mes të ditës.

Pamjet e publikuara nga rasti e tregojnë atë duke kaluar pranë një furgoni policie dhe duke vrapuar drejt një polici, ndërsa dhjetëra efektivë tentonin ta ndalonin.

Polici Gary Cowan dëshmoi në gjykatë se airbagu i veturës policore ishte aktivizuar gjatë incidentit dhe se ai ishte afruar drejt Kastratit për ta arrestuar. Sipas tij, kur ishte rreth 10 metra larg, Kastrati ishte kthyer drejt automjetit të tij, kishte marrë sharrën elektrike dhe kishte nisur ta ndiqte.

Gjykatësi paralajmëroi se pritet një dënim i rëndë për shkak të natyrës serioze të veprës.

Avokati mbrojtës i Kastratit, John Scullion, pranoi para jurisë se klienti i tij ka përdorur sharrën elektrike dhe ka lënduar policin Cowan. “Z. Kastrati pranon se mori sharrën nga vetura, shau dhe lëndoi policin. Ai e drejtoi atë edhe drejt policëve të tjerë në një incident të frikshëm. Për këtë duhet shpallur fajtor,” tha ai.

Kastrati u dënua për një akuzë të ndryshuar, ndërsa gjykatësi Gallacher theksoi se vepra për të cilën u shpall fajtor është jashtëzakonisht serioze.

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC Scotland News (@bbcscotnews)

Tags: SkociTentim vrasjeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Tentoi të grabisë një pompë benzine në Prishtinë me thikë, më pas u tha punëtorëve se “kishte bërë shaka”

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje, së cilës iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit në QKMF-në e Klinës

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gjashtë të arrestuar

Duele interesante edhe sot në Ligën e Kombeve

Duele interesante edhe sot në Ligën e Kombeve

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

Kosova synon fitore ndaj Izraelit, Dardanët zbresin sot në fushë për tri pikët

Kosova synon fitore ndaj Izraelit, Dardanët zbresin sot në fushë për tri pikët

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Tentoi të grabisë një pompë benzine në Prishtinë me thikë, më pas u tha punëtorëve se “kishte bërë shaka”

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje, së cilës iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit në QKMF-në e Klinës

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gjashtë të arrestuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën