TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KQZ akrediton edhe 169 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by Tëvë1
4 muaj ago
0
A A
​KQZ akrediton edhe 169 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar grupin e pestë me 169 vëzhgues për zgjedhjet e së dielës, më 28 dhjetor.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve deri më tani nga KQZ është mbi 19 mijë dhe në mesin e tyre janë subjekte politike të certifikuara, organizata joqeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare dhe institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka kërkuar që të mos akreditohet një organizatë vendore me arsyetimin se nuk ka përmbushur kriteret ligjore.

“Organizata joqeveritare ‘Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Sundim të Ligjit’ ka aplikuar për tu akredituar si organizatë vëzhguese në zgjedhjet që mbahen më 28 dhjetor 2025. Zyra ka vlerësuar gjithë dokumentacionin dhe konstaton se statuti i kësaj organizate që ndërlidhet me qëllimin dhe fushëveprimin nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me monitorimin e proceseve zgjedhje apo me mbrojtjen e të drejtave të njeriut ashtu siç kërkohet në nenin 54 për zgjedhjet e përgjithshme. Dhe për rrjedhojë nuk janë përmbushur kriteret ligjore për akreditim si organizatë vëzhguese zgjedhore. Lidhur me këtë Zyra i rekomandon KQZ-së që të refuzojë kërkesën për akreditim të organizatës joqeveritare “Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Sundim të Ligjit’”, u shpreh ai.

Kjo kërkesë është konsideruar jo normale nga anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.“Më duket jo normale që të ngritet dorë për mos akreditim, nëse fjala është nxjerret propozimi i sekretariatit që të mos akreditohet, e ne e miratojmë atë të zyrës, sekretariatit po. Do të thotë e miratojmë propozimin për mos akreditim”, u shpreh ai.

Ndërkaq, anëtari nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi theksoi se është e domosdoshme që të rishikohet rregullorja.

“Është imediate pas këtij procesi zgjedhor rishikimi i rregullores dhe ne kemi arritur një akt të rëndësishëm kur i kemi hequr shoqatat e gjuetarëve, sepse edhe me shoqata të gjuetarëve kanë ardhur edhe kanë aplikuar për vëzhgim në zgjedhje. Edhe në këtë rast shoh organizata nganjëherë, të cilat i njohim të cilat janë, pa marrë parasysh pikëpamjet që mund të kemi, ato janë organizata pjesë e shoqërisë tonë edhe e dhënë kontributin e tyre në demokraci, në zhvillimin e demokracisë, por që na ndihmojnë shumë edhe informacionet që mund të na japin edhe organizatat në këtë rast, por organizata që janë pak a shumë fiktive, që ngjallen veç kur ka procese zgjedhore, edhe që jashtë kësaj pastaj nuk kanë kurrfarë veprimtari edhe është problem pastaj sepse ekziston rreziku të stërmbushen me individë vëzhgues që vijnë me prapavijë partiak apo politik por që vijnë edhe të themi bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Në të njëjtën mbledhje nuk është akredituar për vëzhgim edhe një organizatë ndërkombëtare “Odbor za kontrolu i opservaciju-OKO”.

Tags: KQZMbledhjeTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën