TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KPMSHC anulon vendimin e Aliut për emërim të u.d. së drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KPMSHC anulon vendimin e Aliut për emërim të u.d. së drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil e ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil, Alban Ramabajën.

Në vendimin e datës 19 janar, thuhet se vendimi i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk është marrë në përputhje me Ligjin për Shërbyesit Civilë dhe atë për Aviacionin Civil.

Në këtë vendim shkruhet po ashtu se Ramabaja kishte pozitë më të ulët sesa që e parasheh Ligji për Zyrtarët Publik.

“Vendimi me numër protokolli 4920-2/2023-1280 i datës 07.11.2023, është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr. 08/L197 për Zyrtarët Publikë, përkatësisht nenin 35, paragrafin 1 dhe dy ngase sipas dispozitave përkatëse ligjore më të cilat rregullohet çështja e plotësimit të pozitave të lira me ushtrues të përkohshëm të detyrës, është përcaktuar se në rast se një pozitë e nivelit drejtues mbetet e lirë, ushtrues i detyrës mund të caktohet zyrtari më i lartë i kategorisë pasuese, në varësi të pozitës që caktohet, nga cilado njësi organizative brenda institucionit. Ndërsa sipas shkresave të lëndës, rezulton se ankuesit sipas aktemërimeve kanë pozita më të larta sesa nëpunësi civil Alban Ramabaja, i cili me akt emërim është i emëruar me pozitë më të ulët të punës, gjegjësisht si inspektor i Aerodromeve në kuadër të Departamentit të Aerodromeve”, thuhet në vendimin e Kolegjit të KPMSHC-së i kryesuar nga Malsore Gashi-Bajraktari.

Ankesë kundër vendimit të Aliut në KPMSHC kishin bërë tre pjesëtarë të Sindikatës së Autoritetit të Aviacionit Civil që janë edhe drejtorë departamentesh në këtë institucion.

KPMSHC-ja në vendimin e saj shkruan se palët e pakënaqura mund të paraqesin ankesë brenda 30 ditësh pranë Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Vendimi për emërimin e Ramabajës kishte ardhur meqë Qeveria e pati shkarkuar Bujar Ejupin, që e kishte mbajtur pozitën e drejtorit nga qershori 2020 deri në gusht 2023.

Në prag të shkarkimit të tij, kryeministri Albin Kurti pati përmendur si arsye për propozim të shkarkimiy të tij, faktin se raportet e AAC-së nuk kaluan në Kuvendin e Kosovës dhe raportimet për shkelje të shumta

ShareTweet

Postime të ngjashme

KOMF: Mungesa e mbështetjes institucionale rëndon familjet e fëmijëve me autizëm

KOMF: Mungesa e mbështetjes institucionale rëndon familjet e fëmijëve me autizëm

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

Haradinaj: VV-së nuk po i ngutet, sepse kryekuvendaren Haxhiu e do u.d të presidentes

Haradinaj: VV-së nuk po i ngutet, sepse kryekuvendaren Haxhiu e do u.d të presidentes

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet politike mbeten shqetësuese

Prilli shpallet muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Prilli shpallet muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

Mitrovica ndan nga 50 euro për fëmijët me autizëm

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me shtatë migrantë në kamion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën