TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KPM për zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë në përputhje me rregullat e institucionit

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
KPM për zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë në përputhje me rregullat e institucionit

Komisioni i Pavarur i Mediave ka thënë se rregullorja e Punës e KPM-së nuk ka qenë asnjëherë në diskutim publik.

Sipas tyre është interpretim i qartë ligjor që aktet e brendshme institucionale që rregullojnë procedurat e brendshme të punës së institucionit dhe që nuk rregullojnë ose përcaktojnë në çfarëdo forme marrëdhëniet me palët e jashtme (pra në këtë rast mediat e licencuara dhe publikun) nuk vendosen në diskutim publik.

Tutje, thuhet se janë të vetmit anëtarët e KPM-së që kanë të drejtën dhe mund të ndryshojnë Rregulloren e Punës në çdo kohë si dhe zgjedhja e Kryetarit bëhet ekskluzivisht nga anëtarët e Komisionit si e drejtë dhe obligim ligjor i tyre.

“Lidhur me informatat e plasuara në publik sa i përket zgjedhjes së z. Besnik Berisha si Kryetar i KPM-së, njoftojmë publikun se Rregullorja e Punës e KPM-së, e hartuar fillimisht në vitin 2012, dhe e amandametuar në vitin 2014, 2018 dhe tani në 2025, është bërë në pajtim me të njëjtin Ligj të KPM-së ( Ligji nr. 04/l-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave). Rregullorja e Punës e KPM-së nuk ka qenë asnjëherë në diskutim publik. Është interpretim i qartë ligjor që aktet e brendshme institucionale që rregullojnë procedurat e brendshme të punës së institucionit dhe që nuk rregullojnë ose përcaktojnë në çfarëdo forme marrëdhëniet me palët e jashtme (pra në këtë rast mediat e licencuara dhe publikun) nuk vendosen në diskutim publik.  Pra janë të vetmit anëtarët e KPM-së që kanë të drejtën dhe mund të ndryshojnë Rregulloren e Punës në çdo kohë. Gjithashtu edhe zgjedhja e Kryetarit bëhet ekskluzivisht nga anëtarët e Komisionit si e drejtë dhe obligim ligjor i tyre”, thuhet në reagim.

Më tej është thënë se është obligim i anëtarëve të Komisionit që brenda kapaciteteve të tyre, të bëjnë gjithë çfarë është e mundur që KPM të funksionojë në mënyrë sa më efikase dhe efektive, e që sipas tyre ndër të tjera nënkupton edhe evitimin e krijimit të vakumit institucional, pra në rastin konkret mungesën e Kryetarit dhe Nënkryetarit.

“Përveç tjerash, zgjedhja e Kryetarit mundëson që me ardhjen e vetëm një anëtari të ri të KPM-së të krijohet kuorumi i duhur për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta. Në të kundërtën, duhet pritur ardhjen e dy anëtarëve të rinj, e që nga praktika e zgjedhjes së tyre mund të ketë raste me diferencë kohore disa mujore ose dhe vjetore”.

Tutje, thuhet se zgjedhja e Kryetarit përveç që rrit efikasitetin dhe shton kredibilitetin e KPM-së, gjithashtu shton edhe gjasat për shkurtimin e kohës kur KPM do të jetë në gjendje të ketë kuorumin e duhur për të marrë vendime.

“Një praktikë e tillë e zgjedhjes së Kryetarit të ri të KPM-së para skadimit të mandatit të Kryetarit në detyrë është regjistruar edhe më herët respektivisht ri-zgjedhja e z.Adnan Merovcit me datë 09.03.2016, e që nuk ka pasur asnjë paqartësi. Kjo paraqet një historik institucional dhe precedent të ngjashëm, sa i përket funksionimit dhe punës së Komisionit. Insistimi nga jashtë për të influencuar vendimmarrjen e KPM-së në drejtimin e lënies së qëllimshme vakante të pozitës së Kryetarit, përveç që është në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit për KPM-në (Pavarësia e KPM-së), poashtu rrezikon dobësimin e KPM-së si rregullator të medieve dhe rrit gjasat që krijimi i kuorumit të domosdoshëm për marrjen e vendimeve të ketë vonesa të panevojshme dhe që me zgjedhjen e kryetarit janë evituar”.

Më tej thuhet se KPM-ja është e shqetësuar nga raportimet e medieve për “shkarkim” në mënyrë të paparalajmëruar dhe të befasishme të ish-Kryetarit të kaluar.

“Për hir të sqarimit dhe transparencës ndaj medieve dhe qytetarëve, KPM informon se çështja e zgjedhjes së Kryetarit/Nënkryterit të ri është adresuar në dhjetor 2024 dhe diskutimet kanë vazhduar gjatë gjithë muajit janar 2025 deri në mbledhjen e 17 janarit 2025. Kërkesa formale për ndryshim të rregullores është bërë me 5 janar 2025. Ish-Kryetari është dakorduar me datën 13 janar 2025 që të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit gjatë mbledhjes, përkundër që pika e zgjedhjes së kryesisë se re nuk ishte përfshirë në agjendë siç ishte kërkuar nga shumica e anëtarëve të KPM-së. Rrjedhimisht, raportimet e mediave për “shkarkim” të “paparalajmëruar/të befasishëm” kanë qenë lajme të paverifikuara dhe të njëanshme që në mënyrë të padrejtë e kanë akuzuar KPM-në për ndikim politik”, është thënë në reagim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia apelon qytetarët për kujdes nga mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Sot fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve, organizatave dhe mediave për zgjedhjet parlamentare

Regjistrimi i të porsalindurve në mënyrë digjitale në Kosovë, Kurti prezanton sistemin e ri

Regjistrimi i të porsalindurve në mënyrë digjitale në Kosovë, Kurti prezanton sistemin e ri

​Deçani nderon dëshmorët, homazhe në Gllogjan dhe në gjithë komunën

​Deçani nderon dëshmorët, homazhe në Gllogjan dhe në gjithë komunën

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia apelon qytetarët për kujdes nga mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare

VW jep alarmin: ‘Duhet ta transformojmë në thelb modelin tonë të biznesit’

VW jep alarmin: ‘Duhet ta transformojmë në thelb modelin tonë të biznesit’

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Sot fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve, organizatave dhe mediave për zgjedhjet parlamentare

Regjistrimi i të porsalindurve në mënyrë digjitale në Kosovë, Kurti prezanton sistemin e ri

Regjistrimi i të porsalindurve në mënyrë digjitale në Kosovë, Kurti prezanton sistemin e ri

​Deçani nderon dëshmorët, homazhe në Gllogjan dhe në gjithë komunën

​Deçani nderon dëshmorët, homazhe në Gllogjan dhe në gjithë komunën

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK mohon marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje në Prishtinë

Hapja e Gjykatës Administrative, Haxhiu thekson rëndësinë për drejtësinë dhe qytetarët

Hapja e Gjykatës Administrative, Haxhiu thekson rëndësinë për drejtësinë dhe qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën