Vjehrri i terroristit Milan Radojiçiq, Seat Redzepagic ka pasur raporte të afërta më të dyshuarën për spiunazh, Jelena Djukanoviq.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se Redzepagic, i cili është i punësuar në OSBE, kishte udhëtuar këtë vit edhe në Ukrainë.
Jelena Djukanoviq, e cila punonte po ashtu në OSBE, është arrestuar në shkurt të këtij viti në regjionin e Mitrovicës, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”.
Ajo dyshohet se i ka shërbyer BIA-s serbe.
Seanca fillestare ndaj Jelena Gjukanoviq – e cila ngarkohet për spiunazh do të mbahet më 16 shtator.
Në fotografitë që KosovaPress ka siguruar, ajo shihet të ketë raporte të afërta me vjehrrin e terroristit serb, Milan Radojçiq, i cili mori përgjegjësinë për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.