Mbrojtësi Jules Kounde edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë të re me skuadrën e Barcelonës.
Barcelona, të enjten ka bërë të ditur se me kontratën e re, Kounde do të jetë pjesë e ekipit deri në verën e vitit 2030.
Vet Kounde është shprehur tejet e lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Barcelonën, duke insistuar se synimet i ka të mëdha me këtë fanellë.
Në tri sezonet e mëparshme, francezi ka regjistruar 146 paraqitje në të gjitha garat kurse karrierë në Spanjë ka bërë edhe te skuadra e Sevillas.
26-vjeçari me Barcelonën ka fituar 5 trofe, përfshirë këtu dy tituj kampioni të Spanjës.