TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka reflektuar pas humbjes së thellë në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Tri ditë pas disfatës 4:0 në Basel nga Zvicra, Kosova ka shënuar fitoren e parë në kuadër të Grupit B kualifikues.

Të hënën mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova e mposhti Suedinë me rezultatin 2:0 për të arkëtuar pikët e para.

Me këtë fitore, Kosova ka tubuar 3 pikë, duke e lënë prapa vetes Suedinë dhe Slloveninë që kanë nga një pikë pas barazimit në ndeshjen e ndërsjellë në kuadër të xhiros së parë.

Dy golat e shënuar në pjesën e parë, i dhanë Kosovës fitoren e madhe në stadiumin e stërmbushur me tifozë.

Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqi shënuan golat e fitores për “Dardanët” që treguan paraqitje të mirë dhe krejtësisht tjetër në krahasim me atë ndaj Zvicrës.

“Dardanët” e nisën mirë ndeshjen dhe qysh në minutën e 10-të, lëshuan një rast ideal nëpërmjet Albion Rrahmanit që dështoi përballë portierit suedez.

Suedia u kundërpërgjigj në minutën e 25-të me anë të Viktor Gyokeresit, gjuajtjen e të cilit e priti Arijanet Muriq, në aksionin e radhës Kosova kaloi në epërsi.

Një kundërsulm i shpejtë i Kosovës në minutën e 26-të, ku Dion Gallapeni asistoi për Rexhbeçajn, i cili zhbllokoi rezultatin duke elektrizuar atmosferën në tribuna.

Kur pritej përfundimi i pjesës së parë, Kosova e dyfishoi epërsinë dhe këtë herë me Muriqin, që shënoi në minutën e 42-të pas bashkëveprimit me Albion Rrahmanin.

“Dardanët” e kërkuan golin e tretë edhe në pjesën e dytë dhe patën një rast të mirë me anë të Florent Muslijës, gjuajtja e të cilit shkoi pranë pingules. Në fakt, Muslija dështoi edhe në minutën e 89-të përballë me portierin kundërshtar.

Në anën tjetër, Suedia u përpoq të bënte diçka më shumë dhe në 20-të minutat e fundit e inkuadroi edhe Alexander Isakun por nuk arriti të shënojë as golin e nderit.

Isak në minutën e fundit shtesë tentoi nga afërsia por portieri Muriq ishte në vend.

Duhet theksuar se te Kosova në këtë triumf të madh debutoi edhe Veldin Hoxha, që u inkuadrua në minutën e 90-të.

Kosova ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi Lindon Emërllahu u ndëshkua direkt me karton të kuq, vetëm gjashtë minuta pasi u inkuadrua në lojë nga banka e rezervistëve.

Pas dy xhirove të luajtura në Grupin B, Zvicra është lidere me 6 pikë pasi e mposhti Slloveninë 3:0.

Duelet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, Kosova i luan muajin tjetër, ku më 10 tetor e pret Slloveninë në shtëpi, përpara se të përballet me Suedinë në udhëtim tri ditë më vonë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

PDK nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

PDK nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Forcat izraelite bastisin një fshat në Sirinë jugore

Forcat izraelite avancojnë në Sirinë jugperëndimore

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren

Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën