TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosovari i arrestuar, akuzohet nga Serbia për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”

by Teve1
54 minuta ago
2
A A
Kosovari i arrestuar, akuzohet nga Serbia për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi më 2 gusht se në pikëkalimin kufitar me Hungarinë, Horgosh, e ka arrestuar një person të identifikuar me inicialet M.M., i lindur më 1981, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”.

MPB-ja serbe nuk bëri të ditur emrin e plotë dhe as shtetësinë e të arrestuarit.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se më 26 korrik 1999, në fshatin Kllobukar të Kosovës, kishte “kryer krim lufte ndaj dy personave me inicialet T.S. dhe S.S”.

Autoritetet serbe thanë se arrestimi u krye nga pjesëtarë të Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit dhe Policinë Kufitare.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës, së bashku me kallëzimin penal, pritet të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte në Serbi.

Në të njëjtën kohë, avokati nga Kosova, Arianit Koci, shkroi në Facebook se autoritetet serbe kanë ndaluar shtetasin e Kosovës Mentor Mustafa, 44 vjeç, nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës.

Sipas tij, Mustafa u ndalua rreth orës 22:30 në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte me autobus nga Shtutgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.

Koci tha se, sipas vëllait të Mustafës, i cili ishte i pranishëm gjatë ndalimit, autoritetet serbe kishin thënë se ndalimi lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.

Ai shtoi se ka nisur të angazhohet për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar Mustafës ndihmë juridike.

Institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë ende informacione për këtë rast.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë e Kosovës dhe avokatin Arianit Koci për informacione shtesë dhe për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast, por deri në publikimin e artikullit nuk mori përgjigje./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Shtetasja gjermane ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

Shtetasja gjermane ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e ushtarëve

Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e ushtarëve

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Sulmohet fizikisht polici në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën