TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova U20 humb ndeshjen për pozitën e pestë

by tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Kosova U20 humb ndeshjen për pozitën e pestë

Basketbollistët e grupmoshës U20 të Kosovës e kanë humbur ndeshjen për plasman prej pozitës së pestë deri në të tetën, në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Të shtunën gjatë ditës në Jerevan të Armenisë, Kosova pësoi humbje nga të rinjtë e Britanisë së Madhe me rezultatin 71:61. 

Shkëputjen e madhe në rezultat, britanikët e bënë në pjesën e parë.

Në dhjetë minutat e para të ndeshjes, Britania e Madhe i realizoi 22 pikë, ndërsa e ndali Kosovën në vetëm shtatë pikë të realizuara.

Çereku i dytë u mbyll 19:15 në të mirë të Britanisë së Madhe, që në pushim shkoi me 19 pikë epërsi, 41:22.

Dy periudhat e fundit i fitoi Kosova, por pa arritur që ta shkrijë disavantazhin e thellë, ndonëse u afrua shumë në rezultat.

Erolt Rrahmani i kishte statistikat më të mira te Kosova U20. Në 35 minuta, ai i realizoi 12 pikë, katër kërcime e katër topa të vjedhur. Rron Dahsyla e mbylli ndeshjen me 11 pikë, katër kërcime e tri asistime, kurse Dren Kastrati pati nëntë pikë e dy kërcime.

Kombëtarja U20 e Kosovës në basketboll pati paraqitje shumë të mirë në fazën grupore. Në Grupin D të Kampionatit Evropian të Divizionit B, Kosova U20 pati tri fitore e një disfatë në grup me Turqinë, Hungarinë, Suedinë dhe Shqipërinë. Fitoi ndaj Suedisë, Shqipërisë e Hungarisë, por humbi në ndeshjen e fundit të grupit nga Turqia. Nga pozita e dytë avancoi në çerekfinale, ku u mposht nga Zvicra e kësaj grupmoshe të premten mbrëma.

Tani do të luajë për vend të shtatë ndaj Irlandës.

Ky ballafaqim zhvillohet të dielën nga ora 11:30.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Al-Hilali siguron Benzeman

Al-Hilali siguron Benzeman

Ylli vazhdon me përforcime

Ylli vazhdon me përforcime

Bellingham i mungon Realit një muaj

Bellingham i mungon Realit një muaj

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Al-Hilali siguron Benzeman

Al-Hilali siguron Benzeman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën