TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova U19 sërish kampione e turneut “Roma Caput Mundi”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova U19 sërish kampione e turneut “Roma Caput Mundi”

Përfaqësuesja e Kosovës U19 është fituese e turneut “Roma Caput Mundi”. Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua sot në kryeqytetin italian, Dardanët U19 e kanë mundur Lazion U19, me rezultat 2:1, duke u konfirmuar për herë të dytë radhazi kampion të këtij eventi.

Edhe në ndeshjen finale, skurse në tri ndeshjet e mëparshme, lojtarët e përzgjedhësit Ramiz Krasniqi treguan kualitet dhe vendosmëri për sukses. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e skuadrës italiane, në fillim të ndeshjes me golin e shënuar nga Bersaglia, por më pas Dardanët e përmbysën rezultatin me golat e Riad Jasharit nga penalltia në minutën e 15-të dhe Etnik Brrutit në pjesën e dytë.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh i lumtur që për herë të dytë radhazi ekipi i tij e fitoi këtë turne, duke dëshmuar cilësi dhe kulturë të lartë sportive. Kosova e kishte fituar këtë turne edhe në vitin 2020, derisa në vitin 2021 ai nuk është mbajtur për shkak të pandemisë.

“Këtë turne e vlerësoi shumë pozitiv, ngase i kemi luajtur katër ndeshje me intensitet në një periudhë të shkurtër prej pesë ditësh. Jemi bazuar kryesisht në ekipin që e kemi titullar, në mënyrë që ta shohim përgatitjen e tyre para ndeshjeve zyrtare. Kemi hasur paksa vështirësi në ndeshjet me skuadrat më të dobta, si pasojë e motivimit më të vogël, por me ekipet e forta kemi treguar shumë seriozitet, angazhim dhe kualitet. Në përgjithësi turneu ishte shumë i dobishëm, ngase e kemi pa në tërësi një grup të lojtarëve në të cilët mund të llogarisim, ku 12-13 lojtarë e kanë dëshmuar se e meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares, derisa të tjerët që kanë pasur hapësirë më të vogël, do t’u jepet rasti herave tjera për t’i dëshmuar vlerat e tyre”, ka thënë Krasniqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Torino interesohet për Ramadanin

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Pritet sërish shtrenjtimi i rrymës në Kosovë – ZRRE i shtyn tarifat e reja deri më 1 maj

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Live – Nis seanca e Kuvendit

Ndërrimi i kandidatit për president, a “djegën” nënshkrimet?

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën