TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova synon fitore në ndeshjen e pazakontë me Izraelin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kosova synon fitore në ndeshjen e pazakontë me Izraelin

Kosova ka luajtur plot ndeshje të veçanta deri më tani, por jo edhe të pazakonta.

Një nga ndeshjet më të pazakonta, megjithatë do ta ketë të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit.

Ndeshja është dashur të luhej muajin e kaluar, por u shty për shkak të gjendjes së sigurisë në Lindjen e Mesme, por që FIFA vendosi që ndeshja të luhet më 12 nëntor, jashtë terminit të rezervuar për përfaqësuese. Kjo solli telashe me grumbullimin e lojtarëve, pasi skuadrat evropiane kanë ndeshje të rregullta në fundjavë. Vetëm Mallorca e Vedat Muriqit ka shtyrë ndeshjen e fundjavës për këtë arsye.

Ndeshja që fillon prej orës 20:45 është e para për Izraelin prej se nisi lufta në Lindjen e Mesme. Rrjedhimisht vlerësohet ndeshje shumë e ndjeshme.

Se sa e ndjeshme do të jetë ndeshja ishte lehtë e kuptueshme edhe të shtunën rreth stadiumit “Fadil Vokrri” dhe brenda këtij objekti sportiv. Masat e sigurisë janë të rrepta si asnjëherë më parë. Asnjë person nuk ka mundur t’i afrohet stadiumit pa u kontrolluar detajisht. Janë kontrolluar të gjithë gazetarët dhe të tjerët që ishin në konferencën për shtyp të Përfaqësueses së Kosovës.

Policia ka njoftuar për disa prej masave të sigurisë që do të ndërmerren në ditën e ndeshjeve, por edhe gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të Përfaqësueses së Izraelit në Kosovë.

Kosova kishte barazuar 1:1 në udhëtim ndaj Izraelit dhe tani kërkon pikë. Megjithatë, fitorja nuk do të jetë mision i lehtë për Kosovën. Pos kapitenit Rrahmani, Përfaqësueses i mungojnë edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Edon Zhegrova, Arbër Zeneli, Betim Fazliji e disa të tjerë.

Nuk dihet se si do të jetë atmosfera në stadium dhe si do të ndikojnë masat shumë të rrepta të sigurisë në Përfaqësuesen e Kosovës. Por motivi për sukses te Kosova nuk do të mungojë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Donjeta Sadiku triumfon në “Strandja”

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të

​Gjilani e mposht Malishevën në derbin e javës

​Gjilani e mposht Malishevën në derbin e javës

Kosova mposhtet nga Sllovakia në parakualifikimet e Eurobasketit

Kosova mposhtet nga Sllovakia në parakualifikimet e Eurobasketit

LVV këtë vit organizon zgjedhjet e brendshme

LVV këtë vit organizon zgjedhjet e brendshme

Sallahu: Serbia duhet të fajësohet për sulmin në Banjskë

Sallahu: Nuk ka zgjedhje nëse Presidenti s’zgjidhet deri më 4 mars për shkak të bojkotit të deputetëve

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Vriten tre ushtarë amerikanë në sulmet ndaj Iranit

Vriten tre ushtarë amerikanë në sulmet ndaj Iranit

Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën