TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kosova stagnon me statistika për fuqinë punëtore, kritikohet nga Komisioni Evropian

by Tëvë1
11 muaj ago
0
A A
​Kosova stagnon me statistika për fuqinë punëtore, kritikohet nga Komisioni Evropian

Kosova po përballet me vonesa në publikimin e statistikave të fuqisë punëtore për vitin 2024. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) vazhdon të mos ketë të dhëna zyrtare sa i përket numrit të fuqisë punëtore për vitin 2024, ndërkohë që vendet e rajonit i kanë publikuara këto statistika. Edhe Komisioni Evropian në Raportin e Progresit e ka “qortuar” Kosovën për vonesën e publikimit të të dhënave për shkallën e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore. Në raportin për vendin është evidentuar po ashtu se tregu i punës në Kosovë vazhdon të vuajë nga pjesëmarrja shumë e ulët dhe papunësia e lartë.

Ndërsa sa i përket vitit 2023, Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të papunëve, krahasuar me vendet e rajonit. Sa i përket të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës del se rreth 40 për qind të popullsisë së aftë për punë, janë të punësuar. Ndërsa, gati 700 mijë qytetarë në moshë pune janë jo aktivë, ose rreth 60 për qind (nuk punojnë as nuk kërkojnë punë).

Bujar Hajrizi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë për KosovaPress se në raportin e fundit për vitin 2023, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 40.7, derisa shton se shkalla e jo aktivitetit ishte 59.3.

“Në vitin 2023 shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 40.7 (të aftë për punë) për qind, ku prej tyre ishin 57.8 për qind meshkuj dhe 24.2 për qind femra. Kurse shkalla e jo aktivitetit ishte 59.3 për qind, gjithsej prej tyre 42.2 për qind meshkuj si dhe 75.8 për qind femra. Ndërsa raporti punësim ndaj popullsisë që është shkalla e punësimit ishte 36.3 për qind, prej tyre 53.4 për qind meshkuj, si dhe 19.8 për qind femra. Në anën tjetër, shkalla e papunësisë në vitin 2023 ishte 10.9 për qind, prej tyre 7.7 për qind meshkuj dhe 18.2 femra. E shprehur në numra absolut, fuqi punëtore ishin 477 mijë e 350 persona, prej tyre 333 mijë e 19 persona ishin meshkuj, ndërsa femra ishin 144 mijë e 331. Prej tyre të punësuar ishin 425 mijë e 499 persona ishin të punësuar, prej tyre meshkuj 307 mijë e 509, si dhe femra ishin 117 mijë e 990 persona. Kurse persona të papunësuar sipas anketës së fuqisë punëtore në numra absolut ishin 51 mijë e 851 persona, kurse prej tyre meshkuj ishin 35 mijë e 510, dhe femra 26 mijë e 341”, thotë Hajrizi.

Hajrizi nga ky institucion thotë se edhe në Kosovë anketa e fuqisë punëtore zhvillohet në kuadër të njësive banesore në bazë të metodologjisë së Bashkimit Evropian, EUROSTAT-it. Ndërsa, thotë se nuk marrin të dhëna për punësimin nga institucionet vendore, Trusti dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Megjithatë, nga Agjencia e Statistikave kanë treguar se si trajtohet punësimi dhe papunësia në vend.

“Në Kosovë anketa e fuqisë punëtore zhvillohet në kuadër të njësive banesore, ku zgjidhet një mostër, kurse në kuadër të saj janë definicionet e caktuara ku anketuesi jonë shkon në ato ekonomitë familjare në bazë të pyetësorit të përcaktuar, ku pyetësori është në bazë të metodologjisë së Bashkimit Evropian, EUROSTAT-it që është zyra statistikore evropiane. Si të gjitha shtetet evropiane, po ashtu edhe në Kosovë përdorim metodologjinë e EUROSTAT-it, ku në bazë të pyetjeve, pyetet se a është i punësuar ai person apo nuk është”, thotë Hajrizi.

Sipas Hajrizit për dallim nga të punësuarit, persona të papunësuar janë të gjithë ata persona të cilët gjatë javës referente nuk kanë punuar.

“Persona të papunësuar janë të gjithë ata persona të cilët gjatë javës referente nuk kanë punuar, pa marrë parasysh tek një punëdhënës ose të vetëpunësuar, d.m.th nuk kanë punuar. Po ashtu, ata persona të cilët konsiderohen të papunësuar të cilët gjatë 4 javëve të fundit bëjnë kërkim për punë, ndërmarrin hapa aktiv për kërkim për punë, si dhe gjatë dy javëve të ardhshme janë të gatshëm për t’ia filluar punës”, nënvizon ai.

Ai shprehet se personat e fuqisë punëtore janë të gjithë ata persona të cilët janë të punësuar dhe të papunësuar, të cilët e përbëjnë fuqinë punëtore në moshën e popullsisë. Ndërsa, shpjegon edhe si llogaritet një fuqi jo aktive.

“Kurse, personat e fuqisë punëtore janë të gjithë ata persona të cilët janë të punësuar dhe persona të papunësuar e përbejnë fuqinë punëtore në moshën e popullsisë së punës. Kurse, persona fuqi joaktive apo persona ekonomikisht jo aktiv janë të gjithë ata persona të cilët janë të larguar prej pjesës së personave të fuqisë punëtore në popullsinë e moshës së punës”, thotë Hajrizi.

Ndërsa, sipas Bankës Botërore, Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të papunësisë në rajon. Sipas raportit të fundit të BB-së vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria ndan 1 milion euro për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në ShBA e BE

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

​Policia e Kosovës përgatit planin operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

​Policia e Kosovës përgatit planin operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Juventusi ‘flet’ shqip, e uron Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë

Juventusi ‘flet’ shqip, e uron Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë

Qeveria ndan 1 milion euro për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në ShBA e BE

Sylvinho e sheh të vështirë përballjen me Serbinë, ende nuk e ka zgjedhur ekipin

Sylvinho e sheh të vështirë përballjen me Serbinë, ende nuk e ka zgjedhur ekipin

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

​Policia e Kosovës përgatit planin operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

​Policia e Kosovës përgatit planin operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën