TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Pas një ngërçi politik njëvjeçar, Kosova do të mbajë këtë të diel, më 28 dhjetor, zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi vjen pas dështimit për të formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe shpërbërjes së Kuvendit, çka ka krijuar një boshllëk financiar të vlerësuar rreth 1 miliard euro.

Kosova ndodhet në krizë politike që prej zgjedhjeve të 9 shkurtit, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje doli forcë e parë, por pa arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar Qeverinë e vetme apo për të gjetur një partner koalicioni. Si pasojë e këtij bllokimi institucional, vendi shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme.

 

Në garën për postin e kryeministrit janë katër kandidatë:

  • Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje
  • Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës
  • Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës
  • Ramush Haradinaj nga AAK
  • Fatmir Limaj nga Nisma

Për zgjedhjet e 28 dhjetorit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë qytetarë. Në këto zgjedhje marrin pjesë 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Qytetarët mund të votojnë për një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë.

Nga këto zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit me 120 deputetë, të cilët më pas do të zgjedhin Qeverinë e re të Kosovës.

Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare brenda të njëjtit vit, një situatë e paprecedentë për Kosovën, megjithëse në të kaluarën vendi ka pasur edhe zgjedhje të parakohshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, 46 ditë pas mbajtjes së tyre, me 9 vota pro dhe 2 kundër. Sipas këtyre rezultateve:

  • Lëvizja Vetëvendosje: 42.30%, 48 mandate
  • Partia Demokratike e Kosovës: 20.95%, 24 mandate
  • Lidhja Demokratike e Kosovës: 18.27%, 20 mandate
  • Koalicioni AAK–Nisma: 7.06%, 8 mandate
  • Lista Serbe: 4.26%, 9 ulëse

Megjithë zgjedhjet e reja, ekziston frika e përsëritjes së krizës politike, pasi votimi zhvillohet vetëm katër muaj para afatit kur Kuvendi duhet të zgjedhë presidentin e ri të vendit, ndërsa afrohen edhe afatet për ratifikimin e kredive ndërkombëtare. Në Kosovë sondazhet parazgjedhore nuk publikohen, ndaj ka pak sinjale për rezultatin e votimit.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit do të monitorohen nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë nga 18 vende të Bashkimit Evropian, përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Për sigurinë do të angazhohen mbi 200 ushtarë italianë të KFOR-it, njësi të specializuara të EULEX-it dhe mijëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për të garantuar një proces të qetë dhe të rregullt zgjedhor./teve1.info/

Tags: Kosova VotonTeve1zgjedhjet 28 dhjetori
ShareTweet

Postime të ngjashme

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për festën e Fitër Bajramit

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia transferon një të dënuar nga Italia dhe realizon tri ekstradime nga shtetet e huaja

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për festën e Fitër Bajramit

​Dita ndërkombëtare e lumturisë

​Dita ndërkombëtare e lumturisë

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia transferon një të dënuar nga Italia dhe realizon tri ekstradime nga shtetet e huaja

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën