TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova përsëri në Berlinale me filmin “Mua besoj më shpëtoi portreti”

nga teve1
6 muaj më parë
0
A A
Kosova përsëri në Berlinale me filmin “Mua besoj më shpëtoi portreti”

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti” nga regjisori kosovar Alban Muja do të ketë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Berlinale.

Sipas njoftimit filmi 10-minutësh është pjesë e seksionit prestigjioz Forum Expanded dhe trajton tema të mbijetesës, qëndresës dhe fuqisë transformuese të artit gjatë Luftës së Kosovës.

“Njëzet e pesë vjet pas rrëmbimit të tij gjatë Luftës së Kosovës, piktori Skender Muja rrëfen një histori mbijetese të jashtëzakonshme. Në muajt e fundit kaotikë të luftës, Muja dhe shumë qytetarë shqiptarë nga Mitrovica u kapën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Kosova. Të ndaluar në një shkollë të përshtatur si qendër ndalimi, ata u përballën me frikë, izolim dhe një fat të pasigurt. I rrëfyer nga vetë Muja, filmi ndërthur reflektimet e tij mbi fuqinë transformuese të artit me rikrijime dramatike të përvojës së tij. “Mua besoj më shpëtoi portreti” është një dëshmi e qëndrueshmërisë, duke ilustruar se si krijimtaria mund të shfaqet si një mjet mbijetese edhe në kushtet më shtypëse”, bëhet e ditur në njoftim.

Filmi thuhet se është prodhuar nga 038STUDIO në Prishtinë, në bashkëprodhim me AsfaltFilms nga Amsterdami dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Ky projekt është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për industrinë kinematografike kosovare”, theksohet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” në mesin 250 të mbijetuarave të dhunës seksuale në gjithë botën

Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” në mesin 250 të mbijetuarave të dhunës seksuale në gjithë botën

Denis Villeneuve do të jetë regjisori i ri i James Bond

Denis Villeneuve do të jetë regjisori i ri i James Bond

Petrit Nimani, zgjedhet dekan i Fakultetit Juridik

Petrit Nimani, zgjedhet dekan i Fakultetit Juridik

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

Prishtina e Re nis përgatitjet në Bullgari

Prishtina e Re nis përgatitjet në Bullgari

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Xhaka po monitorohet edhe nga Interi

Dy gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Ibrahima Konates

Konate kërkon kalimin te Real Madridi

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën mes vete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X