TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova, një luftë e pa përfunduar në Mitrovicë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pula: Qeveria do duhej të paguante kompani lobuese për liberalizimin e vizave

Shkruan: Shqiprim Pula

E kemi shkelur dekadën e tretë të shekullit XXI dhe vazhdojmë të jemi në luftë, e pushuar si front luftimesh, por të pa mbaruar përmes një Traktati Paqeje.
Qysh në Qershor të 1999-tës, Mitrovica doli e ndarë në mënyrën se si mbeti si qytet dhe befas Serbia ngriti struktura të caktuara, herë si rojet e urës e herë si mbrojtja civile, si përpjekje të saj për të administruar qytetin e veriun si tërësi.

Për dy vite mësimdhënie tek një kolegj Universitar në Mitrovicë, e kam parë e ndjerë ndarjen, këndej e andej lumit Ibër.

Njëzet e sa vite pas lufte, e katërmbëdhjetë pas shpalljes së mëvetësisë, paradoksi ekziston tek shteti ynë. Nuk do mend se shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje, e thjeshta dhe më logjikja vazhdon të mbetet, po ku ishte SHTETI?! ku ishte shteti, që praktikisht nuk e evitoi zbrazjen e qytetit nga qytetarët shqiptarë matanë lumit Ibër? e, më e pakta çfarë mundi të bëhej ishte që institucionet tona shtetërore të ndërhynin lidhur me çështjen e pronave, të u’a paguante qiratë të zhvendosurve shqiptarë në jug, që të mos i shisnin pronat në veri, por, paradoksalisht të shumta janë pronat të cilat i blinte shteti serb!. E, për çudi, “dikush” e bleu edhe heshtjen dhe mosveprimin institucional të politikanëve tanë në Prishtinë. Pra, ne, nuk patëm vizion e vullnet, e as ide politike të mirëfilltë për një model ekonomik apo platformë sociale për zhvillimin e qytetit.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se mënyra si u organizua mafia në veriun e vendit, e lejuar heshturazi nga politikanë të të dyja etnive atje për vite me radhë, ka minuar edhe të ardhmen e qytetarëve të asaj pjesë të republikës. E, për rrjedhojë, kishte edhe mungesë të shtrirjes institucionale, të autoritetit qendror shtetëror e sovranitetit territorial. Atje, në Mitrovicë, e në gjithë veriun, fatkeqësisht, nuk gjente zbatim kushtetuta e republikës e as simbolet shtetërore të Kosovës.

Pse mungesa e një Traktat Paqeje e ka pamundësuar njohjen e ndërsjelltë dhe vështirësuar procesin e dialogut? Traktati i Paqes në mes Kosovës e Serbisë, si palë ndërluftuese, do u’a mundësonte krijimin e besimit në premtimin për të ardhmen paqësore; do e mundësonte një kthesë politike të rëndësishme mbi ngjarjet e të kaluarës; do e bënte të mundur kthimin e gjithë asaj që është vjedhur nga Serbia; do e krijonte mundësinë e rehabilitimit historik mendor dhe emocional të popullatës serbe lidhur me pretendimet mbi Kosovën; do e mundësonte procesin e kompensimit të të gjitha dëmeve të luftës; do e mundësonte pajtimin e popujve dhe përfundimisht do vendoseshin garancitë për mospërsëritje të luftimeve. E, një nga shembujt e tillë, e kemi në pasluftën e dytë botërore, kur ShBA-ja, u’a kërkoi Gjermanisë dhe Japonisë një gjë të tillë, madje të dyja ndryshuan dhe kushtetutat e tyre për të garantuar paqen dhe evituar luftëra të tjera.

Dialogu me Serbinë i filluar si teknik më 2011 e më pas politikë nga 2012-ta, për shumë tema të ndërsjella, e të konkluduara edhe me marrëveshje në Bruksel, po shumë prej tyre të pa zbatura, është si rezultat i mosbesimit dhe mosrehabilitimit politikë historik. Prandaj dhe, Serbia përgjatë procesit të dialogimit ka këmbëngulë të mos e njohë mëvetësinë e Kosovës, ka penguar Kosovën në anëtarësime në organizma ndërkombëtarë dhe ka vazhduar t’a bëj temë statusin e Mitrovicës dhe veriut si tërësi, duke shfaqur hapur pretendimin territorial mbi Kosovën. Bindja për një Traktat Paqeje ndërmjet palëve ndërluftuese, do t’a përmbyllte luftën ligjërisht, do e mundësonte njohjen reciproke dhe të tërësisë territoriale si dhe do të përfundonte lufta e pa përfunduar në Mitrovicë.

Andaj, bindja, për t’a bërë paqen me Traktat është po aq i rëndësishëm sa vendimi për t’a bërë luftën. Madje, ka një thënie të presidentit amerikan Wilson; “çdo luftë duhet të përfundojë me paqe”.

Kurse ne, filluam të bisedonim me Serbinë kur ndaluam luftimet por pa e arritur paqen me Traktat.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Veteranët e UÇK-së kërkojnë ndryshimin e ligjit: Pensioni t’u njihet edhe atyre që punojnë në sektorin publik

Veteranët e UÇK-së kërkojnë ndryshimin e ligjit: Pensioni t’u njihet edhe atyre që punojnë në sektorin publik

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën