TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kosova është shqiptare”, tifozët e Novi Pazarit iu kundërpërgjigjen atyre të Crvena Zvezdës

by Teve1
8 muaj ago
1
A A
“Kosova është shqiptare”, tifozët e Novi Pazarit iu kundërpërgjigjen atyre të Crvena Zvezdës

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Serbisë mes FK Novi Pazar dhe Crvena Zvezdas u zhvillua nën një atmosferë shumë të tensionuar, me incidente të shumta në tribuna dhe jashtë stadiumit.

Skuadra nga Beogradi arriti të fitojë me rezultat 2:0, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Serbisë. Megjithatë, vëmendja kryesore nuk ishte te loja në fushë, por te ngjarjet që ndodhën në tribuna gjatë ndeshjes.

Takimi u ndërpre që në sekondën e 50-të për rreth shtatë minuta, ndërsa gjatë ndeshjes pati edhe disa ndërprerje të tjera për shkak të tensioneve. Situata eskaloi në përleshje mes tifozëve dhe forcave të policisë, duke krijuar një atmosferë kaotike në stadium.

Gjatë ndeshjes, tifogrupi i Zvezdës, i njohur si Delije, brohoriti emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladić. Në anën tjetër, tifozët vendas të Novi Pazarit u kundërpërgjigjën me thirrjet “Naser Orić” dhe “Kosova është shqiptare”, duke kënduar edhe këngë me përmbajtje politike, mes tyre vargjet: “Mbetët pa Kosovën, ishte serbe, tash është shqiptare… Kosova nuk do të kthehet”.

Pas incidenteve, nga qeveria e Serbisë është propozuar që Federata serbe e futbollit të marrë masa disiplinore, duke përfshirë mundësinë e ndalimit të tifozëve mysafirë në ndeshjet e futbollit.

Tifozët e Novi Pazarit njihen për rivalitetin e ashpër me shumë grupe tifozësh serbë dhe shpesh në stadium brohorasin në mbështetje të Kosovës, gjë që shkakton reagime të forta nga kundërshtarët e tyre.

Në skuadrën e Novi Pazarit aktivizohet edhe futbollisti shqiptar nga Malësia, Driton Camaj, i cili këtë sezon po zhvillon paraqitje shumë të mira dhe është kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të ekipit në kampionatin serb.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

“InfoNata” 05.11.2026

“InfoNata” 05.11.2026

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën