TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova “e fortë” për Shqipërinë

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Kosova “e fortë” për Shqipërinë

Ashtu si pritej, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka mposhtur Shqipërinë të dielën mbrëma në Shkodër.

Ndeshja e vlefshme për raundin e parë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029” përfundoi me rezultatin 99:84 në të mirë të Kosovës.

Herët në ndeshje basketbollistët e Kosovës krijuan epërsi dyshifrore që e mbajtën më pas deri në fund. Kosova e fitoi çerekun e parë me rezultat 25:14, ndërsa të dytin me rezultat 19:14. Dallimi pas pjesës së parë ishte 16 pikë në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Bujar Locit vetëm e mbajtën këtë epërsi.

Kapiteni Dardan Berisha e udhëhoqi Kosovën me 35 pikë, gjashtë asistime e tri kërcime. Erjon Kastrati kontribuoi në fitore me 21 pikë e dy kërcime, kurse Drilon Hajrizi i realizoi 15 pikë e shtatë kërcime. Lojë të mirë kishte edhe Dardan Kapiti me tetë pikë e tetë kërcime, kurse Mikaile Tmushiq i kishte shtatë pikë, katër kërcime e tri asistime.

Te kuqezinjtë më i miri ishte Juljan Hamati me 19 pikë e dhjetë kërcime. Eldi Hysa i kishte 12 pikë, nëntë asistime e pesë kërcime.

Në grup me Kosovën e Shqipërinë është edhe Sllovakia. Sllovakia tri ditë më parë fitoi 73:63 ndaj Shqipërisë. Më 27 shkurt të vitit të ardhshëm është ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë. Ky cikël parakualifikues përfundon më 5 korrik të vitit të ardhshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Galatasaray mposht Aston Villan

Galatasaray mposht Aston Villan

Negroci nderon “zërin e UÇK-së” – Fotografia e Jakup Krasniqit dhe legjendarit Adem Jashari vendosen në hyrje të fshatit

Negroci nderon “zërin e UÇK-së” – Fotografia e Jakup Krasniqit dhe legjendarit Adem Jashari vendosen në hyrje të fshatit

Sveçla: Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë

​Sveçla pas arrestimeve të reja për vrasjen e Arlinda Zekajt: Hetimet në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë

Interi mbetet shtatë ndeshje pa Calhanoglun

Interi mbetet shtatë ndeshje pa Calhanoglun

Haxhiu dekoron pas vdekjes Rexhep Qosjen me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Më 25 dhe 26 nëntor mbahet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Galatasaray mposht Aston Villan

Galatasaray mposht Aston Villan

“Këndi i debatit”- 24.11.2026

“Këndi i debatit”- 24.11.2026

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën