Sipas Mehajt, përgatitjet janë duke vazhduar.
“Ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi janë duke vazhduar. Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane. Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka shkruar ai.