TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova dhe Austria me marrëveshje që u mundëson familjarëve të personelit diplomatik ushtrimin e veprimtarisë fitimprurëse

by tëvë1
3 javë ago
3
A A
Kosova dhe Austria me marrëveshje që u mundëson familjarëve të personelit diplomatik ushtrimin e veprimtarisë fitimprurëse

Republika e Kosovës dhe Republika e Austrisë kanë nënshkruar një marrëveshje të re dypalëshe, duke shënuar një hap të mëtejmë në avancimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Nikolaus Marschik.

“Marrëveshja rregullon mundësinë e ushtrimit të veprimtarisë fitimprurëse nga anëtarët e familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor gjatë periudhës së shërbimit në shtetin pritës, duke krijuar kushte më të favorshme për familjet e diplomatëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Zëvendësministri Ahmeti zhvilloi takim me Sekretarin e Përgjithshëm Marschik, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Në kuadër të vizitës u mbajtën edhe konsultimet politike ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë. Delegacioni i Republikës së Kosovës u kryesua nga Zëvendësministri Ahmeti, ndërsa delegacioni austriak nga Ambasadorja Elisabeth Kornfeind.

Gjatë konsultimeve u diskutua për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, marrëveshjet në proces, organizimin e forumit të ardhshëm ekonomik mes Kosovës dhe Austrisë, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e konsultimeve të rregullta politike dhe për orientimin e bashkëpunimit drejt rezultateve konkrete dhe nismave të reja dypalëshe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq pasi gjejnë shkelje që rrezikojnë sigurinë e punëtorëve

Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq pasi gjejnë shkelje që rrezikojnë sigurinë e punëtorëve

Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes

Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

KFOR-i përfundon vendosjen e kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

Zhegrova dhe Shaqiri ndahen në paqe

Zhegrova dhe Shaqiri ndahen në paqe

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

`Marigona` mban sonte koncertin përmbyllës `Përjetë` në Prishtinë

`Marigona` mban sonte koncertin përmbyllës `Përjetë` në Prishtinë

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima

​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën