Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar respektimin e vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se palët kanë të drejtë të apelojnë.
Përmes një reagimi në platformën “X”, Kos i ka bërë thirrje edhe aktorëve në rajon që të kontribuojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës.
Ajo ka theksuar se çështja lidhet me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e tyre duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, ka shkruar Kos./teve1.info/
The Kosovo Specialist Chambers is an impartial and independent judicial body.
Its judgments must be respected and the convicted have the right to appeal.
This is about individual accountability and justice for victims and their families from all communities in Kosovo.
I call on actors in the region to help heal the wounds of the past. Only through reconciliation can the countries of the region overcome divisions and advance towards a common future in the EU.
— Marta Kos (@MartaKosEU) September 16, 2026







