TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Korqa: Nëse Bislimi do të ishte kandidat për president, do të merrte votat e LDK-së dhe LVV-së

by Tëvë1
16 minuta ago
0
A A
Korqa: Nëse Bislimi do të ishte kandidat për president, do të merrte votat e LDK-së dhe LVV-së

Analisti politik, Burim Korqa ka komentuar situatën politike në vend dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, duke shprehur shpresën që seanca e 9 shtatorit të çojë drejt konstituimit të institucioneve.

Ai ka vlerësuar se LDK-ja duhet të gjejë një kompromis me LVV-në për emrin e presidentit, duke pretenduar se një pjesë e deputetëve të LDK-së do ta mbështesnin Faton Bislimin nëse ai do të ishte propozuar si kandidat.

Sipas tij, Bislimi mund të siguronte jo vetëm votat e deputetëve të LDK-së, por edhe ato të LVV-së.

“Kam informacione se njerëzit nga kjo 6-shqe kanë thënë se po të kishte qenë emri i Faton Bislimit në tavolinë ne do të kishim dhënë votat për të për shkak se ata e ndiente që ai përfaqëson shumë më mirë interesat e LDK-së sesa kandidatin për të cilën janë marrë vesh, unë mendoj që jo vetëm 18 votat e LDK-së do të ishin pro, por edhe votat e LVV-së, po ndoshta në qoftë se ishte marr vendim nga PDK dhe Aleanca që të marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit besoj që do të kishte vota edhe nga ato dy parti të tjera”, ka deklaruar Korqa në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Korça ka shtuar se në rast se PDK-ja dhe AAK-ja do të merrnin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, edhe nga këto dy parti mund të kishte vota për Bislimin.

Ndërkohë, ai ka fajësuar udhëheqjen e LDK-së për situatën e krijuar rreth kandidaturës për president të Bekim Sejdiut duke thënë se nuk është konsultuar paraprakisht me të gjithë deputetët e saj.

Në anën tjetër, Korqa ka vlerësuar se LVV-ja ka qenë konsistence në qëndrimet e saj dhe i është përmbajtur marrëveshjes së arritur me LDK-në.

“Patjetër që është e mirë thirrja e seancës konstituive dhe shpresoj që të konstituohet me datën 9, të njëjtën kohë sa më parë që të jetë e mundshme në afatet kushtetuese të krijohet qeveria dhe pastaj të shkojmë tutje me votimin e presidentit, shpresoj që partitë në veçanti partia e cila ka qenë deri më tani në bisedime me LVV-në LDK-ja të mund të gjejë një kompromis mes vete ose një emër i cili mund të jetë i pranishëm nga 18 deputetë të LDK-së, njëkohësisht edhe nga LVV. Fajin kryesor e ka udhëheqja e LDK-së e cila nuk është konsultuar paraprakisht me deputetët e vetë  në veçanti me 6-shtën kundërshtuese sa i përket emrit për president, prandaj kemi ardhur deri këtu. Normal që LVV ka qenë konsistence dhe iu ka përmbajtur fjalëve të veta dhe marrëveshjes të cilën e ka arritur me LDK-në”, tha ai./teve1.info/

 

Tags: ceshtja e presidentitLDKLVVTeve1thirrja e seances konstituive
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulutash takohet me Schuble, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Ulutash takohet me Schuble, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Shoqatat e dala nga lufta kërkojnë pjesëmarrje masive në marshin “Liria ka Emër” më 12 shtator

Shoqatat e dala nga lufta kërkojnë pjesëmarrje masive në marshin “Liria ka Emër” më 12 shtator

Dukagjin Maxhuni rikthehet shëndosh e mirë në shtëpi, pas një muaji paraburgim në burgun e Beogradit

Dukagjin Maxhuni rikthehet shëndosh e mirë në shtëpi, pas një muaji paraburgim në burgun e Beogradit

Në këtë shtëpi “Legija” e hartoi planin e Serbisë për sulmin ndaj familjes Jashari 

Në këtë shtëpi “Legija” e hartoi planin e Serbisë për sulmin ndaj familjes Jashari 

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën