TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kori nga Kosova performon në Filarmoninë e Berlinit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kori nga Kosova performon në Filarmoninë e Berlinit

Kori nga Kosova “Siparantum Choir” ka performuar në një nga sallat më të njohura të muzikës botërore, në Filarmoninë e Berlinit në Gjermani.

Kjo u bë e ditur nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e që i cili ka shkruar se kjo është një ëndërr që u bë realitet pikërisht në 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Një premierë, një performancë mbresëlënëse, një mbrëmje e veçantë e muzikës tonë në një nga sallat më të njohura të muzikës botërore – atë të Filharmonisë së Berlinit. Kënaqësi e veçantë që së bashku me korin e  mirënjohur nga Kosova, Siparantum Choir, nën drejtimin e Memli Kelmendi, organizuam atë që ndoshta para ca vitesh ishte vetëm një ëndërr dhe tani për jubileum e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës 🇽🇰, është tashmë realitet. Me një program të veçantë artistik nga dirigjenti i mirënjohur Memli Kelmendi, u interpretuan këngë të ndryshme me motive shqiptare. Një kor model, i cili mbrapa vetës lë një rrugëtim të veçantë dhe me plotë sakrifica, e tani është bartës i disa çmimeve ndërkombëtare të muzikës korale”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

Njëherit, Ajeti ka shkruar se performanca e tyre, ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ofron vendi, kultura dhe arti në Kosovë.

“Andaj, të përkushtuar si asnjëherë më parë vazhdojmë të jemi të fokusuar ndaj fuqizimit të diplomacisë kulturore të Republikës tonë. Një falënderim i veçantë i dedikohet edhe Gent Lazri dhe ekipit të tij CHORALSPACE – International Academy for Choral Arts për bashkëorganizimin, si pjesë përbërëse e kalendarit tonë kulturor”, thuhet tutje në postimin e tij./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Franca riafirmon angazhimin e saj në mbështetje të rimëkëmbjes së Sirisë

Franca kundërshton fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës në Iran

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën